TË FUNDIT

Reagon profesori Ramadan Osmani: Optimizimi mbyll paralelet shqipe, nuk prek ato maqedone dhe serbe në Kumanovë?!

Profesori i artit muzikor nga Kumanova, Ramadan Osmani, ka reaguar publikisht ndaj mënyrës se si po zbatohet procesi i optimizimit të rrjetit të shkollave në këtë komunë. Duke iu referuar të dhënave nga programet zyrtare të shkollave për vitin shkollor 2026/27, Osmani ngre shqetësimin se paralele me mësim në gjuhën shqipe po mbyllen ose rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrit të nxënësve, ndërkohë që, sipas tij, në disa shkolla me mësim në gjuhën maqedonase dhe serbe vazhdojnë të funksionojnë paralele me vetëm disa nxënës. Ai kërkon transparencë të plotë dhe zbatim të njëjtë të kritereve për të gjitha shkollat dhe gjuhët mësimore në Kumanovë.

Në reagimin e tij, Osmani ka publikuar edhe të dhëna konkrete për disa shkolla qendrore dhe periferike, ndërsa ka adresuar kritika ndaj drejtuesve të institucioneve arsimore, sindikatave, pushtetit lokal dhe përfaqësuesve politikë. Reagimin e tij të plotë e sjellim në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *