Publicisti: Rama jeton në iluzion, duhet të largohet
Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka deklaruar se “koha e Ramës ka mbaruar” dhe e ka akuzuar atë për shkëputje nga realiteti, duke përdorur edhe terma mjekësorë për të përshkruar gjendjen e tij perceptive. Nela shton se kryeministri po jeton në një “iluzion” dhe se mbështetja politike për të po dobësohet.
Në reagim, ai paralajmëron se zgjatja e qëndrimit në pushtet mund të sjellë pasoja më të rënda për kryeministrin dhe e fton të “dalë nga iluzioni i pushtetit”.
Postimi i plotë:
KOHA JOTE KA MBARUAR!
E ndoqa naltgjatësinë sot në mëngjes për të parë ndonjë refktim të mundshëm!
Ne në terminologjinë mjekësore kur dikujt i kanë rënë të gjitha tullat e kapacitetit mendor përdorim termin: “no insight”!
He has no insight, whatsoever!
Ky zotnia i ka humbur lidhjet me realitetin e me sa duket rrugët e Tiranës mbrëmë i duken imazhe të Inteligjencës Artificiale!
***
Kur ta kuptojë nëse do ta kuptojë ndonjëherë do të jetë shok shumë i madh psikologjik pêr të e do të përfundojë si një miku i tij i ngushtë i “Refleksioneve”, ketu e para 14 vitesh!
Ai e ka të qartë se jashtë postit nuk mund të ketë liri për të e burgun ai nuk e përballon dot!
Ai duhet ta kuptojë se ata që e kanë mbajtur deri më sot e kanë lëshuar!
Ai e di fort mirë që nuk janë “molotovarët” që e rrezikojnë por bash ata që e kanë mbajtur deri më sot!
Koha jote ka mbaruar!
Sa më shumë ta zgjasësh aq më e rëndë do të jetë dhimbja!
Dil nga kopshti i Edenit se nuk është realitet, është thjesht një iluzion!
