TË FUNDIT

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" ka njoftuar se, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një pjesë të rrugës "Skënderbeu" dhe në rrugën "Xhevat Hoxha".

Sipas njoftimit të kompanisë, bëhet fjalë për dëmtimin e gypit AC Ø80 mm, ndërsa ekipet e saj tashmë janë në terren për sanimin e problemit.

" Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ujë do të ndërpritet për rreth një orë", thuhet në njoftimin e KRU "Gjakova".

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *