Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari, Isufaj jep detaje në konferencë
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Valdet Gashi në konferencën për media ku u bë e ditur dorëzimi i aktakuzës në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në Prekaz të Poshtëm ka bërë të ditur detaje nga aktakuza, duke thënë se sfida më e madhe ka qenë identifikimi i njësive që kanë marr pjesë.
Gashi ka treguar se cilat njësi serbe kanë marrë pjesë në krimet në Prekaz të Poshtëm, gjersa ka theksuar edhe emrin e personit që ka udhëhequr njërën nga njësitë.
Ai tha më tutje se me aq sa deri tani kanë informacione, të 35 të pandehurit për krime lufte në Prekaz të Poshtëm janë gjallë.
“Nëse ndërkohë vjen ndonjë informacion pas publikimit të emrave që ndonjë person nuk është gjallë natyrisht sipas ligjit kemi mundësi ta tërheqim nga aktakuza….po në bazë të informacioneve që i kemi të gjithë këta persona janë gjallë”, tha ai.
Tutje, prokurori Gashi tha se këta janë persona të cilët kanë pozita menaxhuese në njësitë ku kanë operuar.
“Ajo që ka rëndësi me theksu është se pjesa më e rëndësishme është identifikimi i këtyre njësive dhe sfida më e madhe ka qenë identifikimi i këtyre njësive”, tha ai.
Gashi ka bërë të ditur të inkuadruar në aksionet ku janë kryer krime lufte në Prekaz të Poshtëm kanë qenë Departamenti i Sigurisë Publike të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti i Sgurisë shtetërore të Serbisë dhe në kuadër të këtij të fundit ka qenë edhe Njësia Speciale e Serbisë.
“Këtë njësi për operacione speciale e ka udhëhequr Milorad…”
Gashi tha se numri i viktimave në bazë të provave është 26 persona.
Ndryshe, aktakuza është ngritur në mungesë, pasi sipas Prokurorisë Speciale janë shterur mundësitë për sigurimin e të pandehurve dhe sjelljen e tyre në procedurë penale.
‘Legija’, i cili e ka pasur për obligim, për detyrë, me kërkesën e tij speciale që ta sulmojë drejtpërdrejtë shtëpinë e familjes së Shaban Jasharajt…”, tha ai.
Sipas tij, po ashtu ka pasur njësi tjera të përfshira, si Njësia e posaçme policore, Njësia speciale anti-terroriste, mandej departamente në kudër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Ai tha se aktakuza e ngritur ndaj 35 të pandehurve nuk ka bëjë vetëm me krimet në familjen e ngushtë të Shaban Jasharajt, por bëhet fjalë për viktimat dhe sulmet që kanë ndodh në fshatin Prekaz i Poshtëm në tërë lagjen Jasharaj.
