TË FUNDIT

Kërcënoi Albin Kurtin, Gazmend Halimi me pranga në duar para gjykatës

Me pranga në duar dhe nën përcjelljen e policisë, Gazmend Halimi është sjellë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku u përball me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit.

Seanca ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit të saj pritet vendimi i gjykatës.
Halimi dyshohet se përmes llogarisë së tij në Facebook kishte publikuar dy video me fotografinë e kryeministrit Kurti, të shoqëruara me mesazhe kërcënuese.

Rasti është iniciuar më 2 shtator, pas informacioneve të pranuara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda lidhur me postimet e të dyshuarit.
Pas përfundimit të seancës, pritet që gjykata të marrë vendim lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *