Presidenti ose zgjedhjet? Mihali paralajmëron afatin e fundit
Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ajo ka paralajmëruar se, nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje në fillim ose në mes të nëntorit.
Mihali ka kritikuar gjithashtu vonesën e Gjykatës Kushtetuese për nxjerrjen e aktgjykimit, duke thënë se aktualisht “askush nuk e di se si vijohet më tej”.
Postimi i saj:
Kanë mbetur edhe vetëm 7 ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh zgjedhjet mbahen në fillim apo mes të nëntorit.
Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Aktgjykimin dhe askush nuk e di se si vijohet më tej.
Kështu e ka pamjen joserioziteti edhe për llojin e vendimit që morrën, edhe për vonesën e nxjerrjes së Aktgjykimit dhe për ata që e dërguan dhe për ata që e nuk duan të votojnë për Presidentin. Edhe për ata që shkojnë në Kuvend e fotografohen dhe bëjnë sikur duan të fillojnë nga puna.
