TË FUNDIT

“Po mbi 200 aktivistët e vrarë të LDK-së?” – Milaim Nela kritikon LDK-në për deklaratën ndaj Gjykatës Speciale

Publicisti Milaim Nela ka kritikuar LDK-në pas miratimit të deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Nela ka ngritur pyetje mbi përgjegjësinë individuale të të dënuarve dhe vrasjet e aktivistëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës. Ai ka përmendur rastin e Enver Malokut, atentatin ndaj Ibrahim Rugovës dhe ka pyetur nëse me deklaratën pajtohet edhe Fetah Rudi, një nga të mbijetuarit e atentatit ndaj tij.

Postimi i plotë:

Kur lexoj këtë deklaratë të LDK-se së sotme (marrë nga faqja e mikut tim Shefqet Bruka) disa pyetje më vijnë vetvetiu në mendje;

1. A e kanë kuptuar këta si parti politike Anglishten e Gjykatësit Smith se këto denime janë përgjegjësi individuale e personave të dënuar dhe se këto dënime në asnjë rrethanë nuk implikojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosoves dhe po ashtu nuk kanê asnjë impakt në shtetësinë, pavarësinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës!?

(Apo veprojnë si ai çobani që kerkonte lopët që i kishte humbë dhe kur i thanë hajde në shtepi se i kemi gjetë, tha dola se dola po kërkoj edhe pak).

2. Mbi 200 aktivistë të vrarë të LDK-se gjatë dhe pas luftës janë të kësaj LDK-je apo nuk kanë asnjë lidhje me të?

Këta kanë vrarë veten?

Janë vrarë për gjakmarrje?

Të gjithë i ka vra Serbia?

3. A e përjashton kjo LDK në mënyrë absolute (siç duket nga deklarata) përgjegjësinë e individëve të dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale e Kosovës se këta nuk kanë dorë dhe përgjegjësi në vrasjen e veprimtarëve të saj duke filluar me Ahmet Krasniqin apo Enver Malokun e deri tek atentati ndaj Presidentit Rugova rrugës për në takim me Havier Solanën?

4. A pajtohen me këtë deklaratë ata që i mbijetuan atentateve, viktimat si Fetah Rudi apo Gani Geci?

5. Si mundet një parti politike si LDK të arrijë në këtë përfundim si të deklaratës së mëposhtme pa lexuar vendimin e arësyetuar të Gjykatës? Po sikur në atë vendim të ketë prova përtej çdo dyshimi?

6. A është LDK e njejta parti që votoi Gjykatën Speciale në vitin 2015?

Çfarë ka ndryshuar sot?

***

Shënim:

Autori i këtij shkrimi nuk ka ndryshuar mendim përsa i përket Gjykates Speciale duke e konsideruar atë të njëashme, monoetnike dhe të padrejtë në parim pasi gjykon viktimat shumë më rëndë se sa xhelatin pushtues!

Sidoqoftë, jam për hetimin dhe gjykimin e plotë të vrasjeve politike të gjatë dhe pas luftës në Shqiperi dhe Kosove deri në vitin 2005. Pa gjetur autorët e këtyre vrasjeve Kosova nuk do te gjeje qetesi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *