Tërmkolli kritikon Ramën: Për korrigjimin e kufirit punoi me Vuçiqin e Hashimin, për Hagën hesht
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me qëndrimet për çështjet që lidhen me Kosovën.
Ajo ka përmendur edhe idenë e “korrigjimit” të kufirit Kosovë-Serbi, duke pretenduar se Rama kishte punuar për këtë projekt bashkë me Aleksandar Vuçiqin dhe Hashim Thaçin.
Tërmkolli ka kritikuar gjithashtu mungesën e reagimit ndaj asaj që ajo e quan “korrigjim” të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Duhet ‘korrigjim’ apo anulim i vendimit, e dinë ata që janë në organizim të kundërshtimit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Për “korrigjim” të kufirit të Kosovës me Serbinë, patën punu fort antishqiptari Edi Rama me Vuçiqin edhe me Hashimin!
Reaguam shumë dhe fort, dhe ai projekt u ndërpre!
Tani që Albini po flet për “korrigjim” të vendimit të Hagës, po duket se nuk po punon askush!
Edi Rama, jo se jo!
Duhet “korrigjim” apo anulim i vendimit, e dinë ata që janë në organizim të kundërshtimit!
