TË FUNDIT

Pas humbjes së Orbanit, eksperti paralajmëron: Vuçiçi mund të reagojë në mënyra të paparashikueshme ndaj Kosovës!

Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, ka dalë fitues në zgjedhjet parlamentare në Hungari, ndërsa kandidati Viktor Orban e ka uruar për rezultatin e votimeve të së dielës.

Orban, i cili ka drejtuar Hungarinë për 16 vite dhe ishte në garë për mandatin e gjashtë radhazi, pranoi rezultatin pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Derisa fitorja e Magyar në Hungari mund të ketë disa ndikime indirekte te Aleksandar Vuçiç.

Një nga pasojat kryesore është humbja e një aleati të rëndësishëm rajonal. Nëse politika e Hungarisë ndryshon kurs, Vuçiç mund të mbetet pa një mbështetje të fortë brenda Bashkimit Evropian.

Po ashtu, mund të ketë edhe dobësim të ndikimit pro-rus në rajon, pasi Orban shihej si një lider që mbante qëndrime më të buta ndaj Serbisë dhe Rusisë, duke i dhënë Vuçiçit më shumë hapësirë politike dhe diplomatike.

A mund të ndryshojë qasja politike e Vuçiçit pas zhvillimeve në Hungari?

Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, paralajmëron se humbjet e krahëve pro-rusë në disa vende evropiane mund të rrisin presionin ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, kjo e bën Vuçiqin më të rrezikuar politikisht dhe mund ta shtyjë drejt veprimeve të paparashikueshme, përfshirë forma të luftës hibride, sidomos në raport me vendet fqinje si Kosova.

“Pas humbjes së Viktor Orban në Hungari dhe humbjes së krahut pro-rus në Moldavi, duket se mësimi nga ndërhyrjet ruso-serbe në zgjedhje më në fund është nxjerrë.

Ndërhyrjet e mëdha ruso-serbe në zgjedhjet e Ballkanit Perëndimor kanë shërbyer si shembuj të mjaftueshëm që shtetet e tjera të reagojnë në mbrojtje të integritetit të votës elektorale.

Efekti i këtyre humbjeve është një alarm i qartë për pushtetin e Vuçiqit. Pa Orbanin, ai ndihet i rrezikuar dhe ka gjasa të reagojë në forma të paprecedenta për të mos pësuar të njëjtin fat në zgjedhjet potenciale që pritet të mbahen në Serbi.

Ky alarm e prek fuqishëm popullin serb, i cili e dëshiron çlirimin nga pushteti i Vuçiqit, por po ashtu edhe vendet fqinjë të Serbisë, sidomos Kosovën.

Veprimet e pushtetit të Vuçiqit tani mund të jenë të paprecedenta dhe të paparashikueshme nga aspekti i luftës hibride”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *