Pamje dramatike nga Tirana, protestuesi rrëzohet nga uji me presion të lartë
Protestat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, po vazhdojnë të shoqërohen me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë momentin kur i riu goditet me ujë me presion të lartë, si pasojë e të cilit rrëzohet përtokë.
Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, ndërsa deri më tani nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.
Protestat po vazhdojnë, ndërsa pamjet nga përplasjet kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale./Telegrafi/
