WhatsApp prezanton “Events Home”, organizimi i takimeve bëhet më i lehtë
WhatsApp po prezanton përditësime të reja për funksionin e eventeve, me synimin që organizimi i takimeve dhe koordinimi me miqtë të bëhet më i lehtë.
Me veçorinë e re, përdoruesit do të mund të krijojnë një event, t’i shtojnë fotografi dhe ta ndajnë përmes një linku edhe me persona që nuk kanë llogari në WhatsApp.
Këta persona do të mund t’i shohin detajet e eventit dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen pa pasur nevojë ta shkarkojnë aplikacionin.
WhatsApp po prezanton gjithashtu një hapësirë të re të quajtur “Events Home”, ku përdoruesit do të mund të krijojnë dhe dërgojnë ftesa të personalizuara, të menaxhojnë konfirmimet e pjesëmarrjes dhe të shohin në një vend të vetëm eventet e kaluara dhe ato të ardhshme.
WhatsApp ka bërë të ditur se përditësimi do të shpërndahet gradualisht për të gjithë përdoruesit gjatë javëve në vijim.
