POLITIKATË FUNDIT

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i prezantuar si kandidat për president të Serbisë, ka deklaruar në Klan Kosova se, nëse fiton, do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kreu i Partisë Republikane të Serbisë njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe për thirrjet për pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Sanduloviq e ka vizituar më parë Kosovën, ku është takuar me përfaqësues institucionalë dhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *