Opozita kritikon Qeverinë për mungesë plani, pozita premton së shpejti programin qeverisës
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e një dokumenti që përcakton prioritetet dhe objektivat e ekzekutivit ka nxitur kritika nga opozita, e cila vlerëson se Qeveria po vazhdon pa një vizion të qartë për zhvillimin e vendit. E nga pushteti arsyetojnë se vonesa në prezantimin e programit qeverisës dhe planit të punës lidhet me ngërçin institucional që ka ndodhur, duke paralajmëruar se dokumentet do të miratohen së shpejti.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, thotë për KosovaPress se mungesa e planit të punës nuk është një problem i ri i kësaj qeverisjeje. Sipas tij, edhe gjatë mandatit të kaluar Qeveria kishte funksionuar pa një plan të mirëfilltë, ndërsa vendimet, siç pretendon ai, ishin marrë në mënyrë ad-hoc dhe në bazë të interesave partiake.
Ramadani kritikon edhe mënyrën e përcaktimit të agjendës legjislative. Ai thotë se nismat për ligje nuk po burojnë nga objektiva të qarta politike të Qeverisë, por kryesisht nga administrata dhe stafi profesional i institucioneve shtetërore.
Ramadani: Qeveria Kurti nuk ka plan pune dhe objektiva të qarta
“Fatkeqësisht, ne kemi parë që ky strukturim i qeverisë ka kaluar edhe mandat të plotë pa plan pune. Edhe të gjitha vendimet i ka pasur ad-hoc, aty për aty, sipas interesave partiake dhe të qëllimeve partiake. E njëjta gjë, e njëjta histori është duke u përsëritur edhe tash. Kemi parë që nuk ka pas atij prezantimit fillestar, nuk ka plan pune, nuk ka qartësi, nuk ka objektiva të qarta dhe në të njëjtën kohë e ka një grumbullim idesh për ligje, të cilat kryesisht duket që kanë ardhë prej administratës dhe jo prej nivelit politik. Pra, nëse analizohet plani legjislativ, shihet qartë, sipas meje, që idetë kanë ardhë prej stafit profesional e administrativ, por jo si qëllime politike, objektiva politike të cilat duhet t'i ketë një qeveri. Pra, një qeveri duhet të vendosë qartë se si e sheh Kosovën pas katër vjetëve. Pra, pas mandatit të vet. Dhe në bazë të asaj, të vendosë se cilat janë objektivat dhe cilat janë ligjet edhe veprimet e vendimet që duhet të ndërmerren. Dhe kjo po mungon. Po mungon sepse kemi një klasë pushtetare të stërvjetëruar. Është politikë e vjetër kjo që po e bën zoti Kurti edhe qeveria. Është politikë e vjetër në mendësi, sepse nuk i përgjigjet asnjë lloj zhvillimi inovativ dhe të kërkesave, nevojave të rinisë së Kosovës”, deklaroi ai.
Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë se Qeveria pritet të miratojë së shpejti programin qeverisës dhe planin e punës.
Ajo arsyeton se vonesa lidhet me ngërçin institucional dhe kohën e shkurtër nga rifillimi i punës së Kuvendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë zbatimin e zotimeve të paraqitura më herët. Ndërkaq, potencoi miratimin e agjendës legjislative nga ana e Qeverisë.
Nagavci: Qeveria pritet të miratojë së shpejti programin qeverisës dhe planin e punës
“Qeveria tashmë ka miratuar agjendën legjislative. Unë besoj se shumë shpejt do të kemi edhe programin qeverisës dhe planin e punës. Ju e dini se ne kemi bërë një gjë të tillë edhe në muajt e periudhës sa Kuvendi ishte jofunksional. E dini se është një kohë e shkurtër, dy javë që nga zgjedhja e presidentes dhe vazhdimi i punës së Kuvendit. Gjithë kjo ka ndodhur për shkak të ngërçit të krijuar nga opozita. Ne do të vazhdojmë me implementimin e planit i cili nuk ka ndryshime të mëdha nga ajo çka është thënë paraprakisht, pasi nuk ka ndryshuar asgjë as në qeverisje dhe as në terren”.
Për këtë çështje, KosovaPress ka pyetur edhe në Qeverinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, shqetësime për ngarkesën legjislative nga ana e Qeverisë shpreh hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku.
Ai thotë se në Kuvend janë mbi 65 projektligje në procedurë të shqyrtimit në lexim të parë, ku përfshihen nisma të bartura nga legjislatura e kaluar dhe projektligje të reja. Sipas tij, mbetet e paqartë nëse Kuvendi dhe komisionet parlamentare do të kenë kapacitete për ta përfunduar shqyrtimin e të gjitha këtyre nismave brenda sesionit aktual.
“Ngarkesa legjislative”, Bugaqku ka mëdyshje nëse do të miratohen të gjitha ligjet në sesionin vjeshtor në Kuvend
“Janë një numër i madh i ligjeve mbi të cilat kanë mbetur edhe nga legjislatura e kaluar dhe disa të reja si derivat i disa nismave, që tash kanë filluar që një kohë të gjatë. Është e vërtetë që janë ligje voluminoze, sepse flitet diku mbi 65 ligje që janë në procedurë të shqyrtimit në lexim të parë, prandaj sigurisht që është agjendë shumë e ngarkuar. Nuk e di se a do të kenë kapacitete komisionet parlamentare e vetë Kuvendi me deputetë që deri në fund të këtij sesioni t’i përfundojnë të gjitha dhe duhet ta theksojmë që nuk janë rastet e vetme kur ato janë propozuar, jo çdo herë janë miratuar me kohë”, thekson ai.
Qeveria Kurti 4 u formua më 13 shtator 2026, pas zgjedhjes së Albin Kurtit për kryeministër dhe votimit të kabinetit të ri qeveritar në Kuvendin e Kosovës. Kurti para deputetëve kishte paraqitur edhe ekspozenë e programit qeveritar në Kuvend,
Megjithatë, deri më 6 tetor situata politike ka qenë e paqartë për shkak të dilemave për zgjedhjen e presidentit. Presidentja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në mesnatën e 6 tetorit.
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë të hënën projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se…
Raportet vjetore të Komisionit Evropian publikohen më 4 nëntor. Brukseli u kërkon të dyja palëve hapa konkretë në dialog. Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor raportet vjetore për vendet e zgjerimit. Draftet që…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protesta do të mbahet nga ora 17:00 dhe do të nis nga sheshi “Zahir…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit. Sipas Institutit GAP, investimet kapitale…
1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të…
Analistja Zana Avdiu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se vajzat nuk duhet të edukohen për të qenë të nënshtruara e djemtë për të dominuar. Avdiu vlerësoi se ky është një nga…
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo…
Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht që raportet vërtetuan dështimin në mbrojtje të Arlinda Zekajt. Raportet e…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së premtes. Kjo nuk lidhet me punën e tij në këtë institucion…
Kumrije Temaj tash e disa vite kërkon drejtësi për djalin e saj. Ajo dëshiron drejtësi e dëshiron që të zbulohet e vërteta për djalin e saj. Madje ajo ka edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës, Albin…
Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe…
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima të dhunës. “…Për dallim nga netët e…
Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje. “Kosova përjetoi…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Protestuesit…
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se ka nisur inspektimin në Klan Kosova, pas raportimeve publike lidhur me pretendimet e shtatë ish-punonjësve, të cilët kanë dhënë dorëheqje, duke ngritur shqetësime për shkelje…
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Republikës së Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë…
Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, ku ka bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve dhe protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama. Dosti ka kritikuar atë që e quan përçarje të…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri po përcillen me shqetësim, duke theksuar se Kosova nuk duhet të shihet si rivale e Shqipërisë. Kurti ka thënë se protestat në Shqipëri,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. “Sot kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar se Koalicioni Shqiptar ka siguruar 27.670 vota dhe dy mandate parlamentare. Ai në mbledhjen e Këshillit të…
Veprimtari Halil Geci ka reaguar lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla, duke pretenduar se këto kërkesa janë pjesë e përpjekjeve politike për dobësimin e kryeministrit Albin…
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Lajmin ka konfirmuar Kaltrina Shala,…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i cili dyshohet se kërcënoi bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri. Në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektligji për buxhetin e vitit 2027 do të miratohet të hënën në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ndërsa ka paralajmëruar se për herë të parë buxheti…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat e tyre në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Në fjalën e tij në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave. Duke folur në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të krijojë mundësi të reja për…
Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare kërkojnë tani që përgjegjësinë politike për vrasjen e Arlinda Zekajt ta marrin ministrja e…
Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se produkti përmbante aflatoksinë B1 në sasi mbi kufijtë maksimalë të lejuar. Sipas njoftimit…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj, me të cilat ka diskutuar për zhvillimin e arsimit, shkencës dhe rolin e grave në jetën publike. Sipas…
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit të vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…
Sot në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar protestën dhe kërkesën për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara. Thirrja…
Lëvizja VETËVENDOSJE do të mbajë sot mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm, e 64-ta me radhë. Sipas njoftimit të kësaj partie, mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë…
Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e unitetit…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike, në kuadër të konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë, në kuadër të bashkëbisedimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë…
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, ka komentuar reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ku partia e tij, SNS, është përballur me humbje. Në një…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë e tij për vitin 2026. Në deklarimin e tij figurojnë prona të paluajtshme të…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se do të vazhdojnë protestat, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt. Në njoftim thuhet se të shtunën protesta do të zhvillohet nga ora 17:00. “PROTESTA…
Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e Serbisë, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet brenda lëvizjes studentore që ka shënuar fitore…
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të cilët dyshohen për krime lufte në bashkëkryerje në rastin e “Masakrës së Padalishtës”…
Shaip Kamberi voton në Tërnoc
Adnan Rrustemi: Pa Qeverinë Kurti, në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet e Serbisë
“Xhamat i paguajmë ne mërgimtarët, por kush…”, Gëzim Mekuli me mesazh të fortë për protestat në Shqipëri
Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë në themelet e saj
Kur rinia i thotë jo klasës politike, opozita jemi ne!
Dorëheqja e Gazmend Hoxhës dhe fillimi i munguar i llogaridhënies politike në Republikën e Kosovës
Për ta dobësuar Albin Kurtin, së pari synohet të largohen dy shtyllat kryesore të qeverisjes së tij: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Këngëtarja amerikane Lizzo ka zgjedhur t’i bëjë homazh legjendës së muzikës country, Dolly Parton, me rastin…
Supermodelja Kendall Jenner ka zgjedhur një frymëzim të veçantë për kostumin e saj të Halloween-it…
