TË FUNDIT

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun 400-vjeçar të ushqimeve në Paris – detaje dhe pamje

Një zjarr i madh ka përfshirë "Marché des Enfants Rouges" në qendër të Parisit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një treg historik, i cili ishte përfshirë në orët e para të së hënës.

🇫🇷🚒 Un incendie spectaculaire a détruit, sans faire de victime, le marché historique des Enfants rouges, situé dans le Marais à Paris. 17 commerces sont partis en fumée, provoquant une vive émotion dans ce quartier touristique de la capitale ⤵️ https://t.co/fSk7Mum5YE — Agence France-Presse (@afpfr) October 12, 2026

🇫🇷 #Paris Fire Brigade images show flames ravaging the Marché Couvert des Enfants Rouges in the Marais district during the night between Sunday and Monday, October 12. Founded in 1615, the Enfants Rouges market is the oldest covered food market in Paris and is listed as a historic monument. — FRANCE 24 English (@France24_en) October 12, 2026

Siç theksojnë më tej mediat, i vendosur në lagjen "Marais", në arondismentin e tretë të kryeqytetit, tregu daton që nga viti 1615 dhe është tregu më i vjetër i mbuluar i ushqimeve në Paris.

Ai është një destinacion mjaft i pëlqyer për ushqimin e shpejtë (street food), produktet e freskëta dhe tregtarët vendas.

Rreth 150 zjarrfikës dhe rreth 50 automjete u mobilizuan për të shuar flakët, për të cilat u dha alarmi në orën 04:15 me orën lokale.

Një pjesë e strukturës metalike të tregut u shemb gjatë zjarrit. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *