TË FUNDIT

Një qen i vogël nga Karolina e Veriut “përzuri një ari” nga oborri i familjes së tij

Benny, një qen i vogël nga Karolina e Veriut, është kthyer në heroin e lagjes pasi “përzuri një ari” nga oborri i familjes së tij.

Sipas pronarit, Benny nuk pyet për madhësinë e kundërshtarit, pasi sulmon çdo kafshë që guxon t’i shkelë territorin.

Ariu, me sa duket, nuk e kishte parashikuar se do të përballej me “një roje sigurie” vetëm pak centimetra të gjatë.

Ndërsa Benny festonte fitoren, ariu u largua me shpejtësi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *