TË FUNDIT

Ekzekutohen subvencionet për fermerët, publikohen listat e përfituesve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka nisur ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues të subvencioneve për vitin 2026.

Sipas njoftimit të publikuar më 23 tetor, deri më tani janë ekzekutuar mbi 6.6 milionë euro për fermerët në sektorin e blegtorisë dhe për sipërfaqet bujqësore.

Në sektorin e blegtorisë, pagesat janë realizuar për 690 fermerë përfitues, në vlerë të përgjithshme prej 521 mijë e 215 eurosh.

Ndërkaq, për sipërfaqet bujqësore janë ekzekutuar pagesat për 4 mijë e 765 fermerë, në vlerë prej 6 milionë e 149 mijë e 665,84 eurosh.

Në total, shuma e ekzekutuar deri më tani arrin në 6 milionë e 670 mijë e 880,84 euro, për 5 mijë e 455 fermerë përfitues.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka bërë të ditur se listat e përfituesve janë publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit dhe mund të konsultohen në këtë link .

Sipas njoftimit, AZhB-ja po vazhdon punën për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në kuadër të këtij procesi. Në total, për mbështetje kanë aplikuar 33 mijë e 460 fermerë./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *