OPINIONTË FUNDIT

NJË DOKUMENT QË FLET PËR NJË EPOKË

Duke hulumtuar në arkiv, sot gjeta këtë letër origjinale të shkruar me dorën e heroit tonë Bekim Berisha, me datë 15.06.1998 në Tiranë.

Në këtë shënim, Bekimi dokumenton me përpikmëri shpenzimet për furnizime – 600 DM të mbetura, blerjet në American Shop: jelekë, rezerva speciale, marka BIANCHI (Commando Shall) dhe pajisje të tjera, si dhe transportin nga Lubjana.

Është dëshmi e thjeshtë, njerëzore dhe shumë e madhe njëkohësisht. Tregon se si liria nuk u fitua me fjalë, por me sakrificë, organizim dhe me çdo markë të kursyer.

Ky dokument është shkruar 56 ditë para se Bekim Berisha të bie dëshmor më 10 Gusht 1998.

Lavdi e përjetshme!

Bashkangjitur: Fotoja origjinale e dorëshkrimit.

#BekimBerisha #Abeja #UÇK #15Qershor1998 #HistoriaJonë #LavdiDëshmorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *