Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Fatmir Kërqeli” në Ferizaj
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 20 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugës “Fatmir Kërqeli”.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj rruge pritet të rikthehet nga ora 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/
