“Nëse kisha dashur pushtet do të garoja për kryeministre”, Gashi ‘shpërthen’ ndaj Osmanit: Dembele, sipërfaqësore, vetëlavdëruese, ka synim për…
Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, në një intervistë për median televizive, i pyetur rreth arsyeve pse Osmani nuk duhet të jetë presidente, u shpreh se në këtë post duhet të jetë dikush që nuk ka ambicie politike
“Unë nuk mendoj që president duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet, i cili ka ambicie politike, që ka librezë partie, që merr pjesë në politikë ditore. Kushtetushmëria jonë është e tillë. Kjo është bindja ime e fuqishme për të ardhmen tonë përpara”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, një kundër reagim i ka bërë kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se roli i presidentit nuk lidhet me pushtetin ekzekutiv, por me ruajtjen e balancës institucionale dhe funksionimin demokratik të shtetit.
Sipas saj, presidenca është institucioni që garanton ekuilibrin mes pushteteve dhe ndërhyn kur është e nevojshme për të korrigjuar gabimet institucionale.
“Institucioni i presidencës nuk do pushtet. Është shtylla që e mban balancën e pushteteve të tjera, e ruan demokracinë në kohë të rënda dhe siguron që kur të tjerët bëjnë gabime, ato të përmirësohen”, ka deklaruar Osmani.
Ajo shtoi se, nëse do të kishte synuar pushtetin ekzekutiv, do të kishte kandiduar për postin e kryeministres.
“Nëse do të doja pushtet, do të kandidoja për kryeministre. Jam e bindur që ka qenë vullnet i popullit që unë të jem presidente”, u shpreh ajo.
Por, analisti Lirim Gashi, këtë deklarim të Osmanit e quan absurditet qesharak.
Sipas tij, ajo pretendon postin e presidentes për t’i thithur privilegjet që ia ofron ai post.
“Pohimi i ish-presidentes Vjosa Osmani se, po të kishte pasur ambicie politike, do të ishte bërë kryeministre, është thjesht një absurditet qesharak. Sepse këtë nuk e vendos ajo, por populli.
Për më tepër, asaj si një gruaje dembele gjithçka në jetë i ka rënë në prehër, sepse gjithmonë ka gjetur servilë bythëlëpirës që kanë bërë gjithçka për të. Pse? Sepse synimi i saj nuk ka qenë kurrë posti i kryeministres, por posti i presidentes së shtetit — për t’i thithur privilegjet që ia ofron ai post, njësoj siç rriqrat e Fatmir Limajt ua thithin gjakun dhe djersën banorëve naivë të Malishevës.
Në Kosovë, njerëzit zakonisht bëhen kryeministra nga ambicia dhe vota e popullit, ndërsa presidentë nga komoditeti, dembelia, rastësia, pazaret politike ose lodhja kolektive.
Dhe pikërisht aty qëndron tragjikomedia jonë politike: Pothuajse çdo politikan kosovar sillet sikur posti i lartë shtetëror të ishte një trashëgimi familjare që e pret në dollap, mes batanijeve dhe kavanozëve me turshi”, analizon Gashi.
Gashi flet rreth sjelljes së Osmani, madje krahason atë me këngëtaren dhe e quan sipërfaqësore.
“Vjosa Osmani sillet si ai njeriu që thotë: “Po të doja, do ta blija krejt qytetin.” Ndërkohë nuk e ka blerë kurrë asnjë biletë autobusi pa ia nxjerrë më parë dikujt paratë nga xhepi. Sepse në politikën tonë ekziston një specie shumë e rrallë biologjike: servili patriotik. Ai është krijesa që zgjohet në mëngjes vetëm për t’ia mbajtur dikujt çantën, mikrofonin, narrativën dhe ndërgjegjen. Dhe sa më pak që punon politikani, aq më shumë lodhen servilët duke u përpjekur ta paraqesin si “fenomen historik”. Njëri ia lustron fjalimet. Tjetri ia fotografon buzëqeshjen. I treti ia numëron duartrokitjet, njësoj siç i numëron ekonomisti rezervat shtetërore të arit. Ndërsa populli, ai i shkreti, vazhdon të trajtohet si statist në filmin ku politikanët e luajnë rolin e shpëtimtarëve të kombit — edhe pse shumica prej tyre nuk do të dinin ta administronin as një kioskë me fara të kungullit para stacionit të autobusëve. Më ironikja është se secili prej tyre flet për sakrificën kombëtare me barkun plot privilegje shtetërore, sikur rriqrat të mbanin ligjërata morale mbi dhurimin e gjakut. Kurrë në jetën time nuk kam mundur ta dëgjoj deri në fund as edhe një fjalim të vetëm të Vjosa Osmanit, sepse ajo i përtyp të njëjtat fjalë një mijë herë, njësoj siç i përtyp Linda Morina çamçakëzat e saj. Për më tepër, ajo është po aq sipërfaqësore sa porcelani kinez”, shprehet analisti.
Është tragjikomike, poshtëruese dhe njëkohësisht tronditëse të shohësh se si ish-presidentja jonë, thotë Gashi, pas fasadës së buzëqeshjeve ceremoniale dhe fjalimeve me aromë hipokrizie morale — ka ditur t’i trajtojë bashkëpunëtorët e saj më të afërt, si material të harxhueshëm të karrierës së vet politike.
“Ta dëgjosh deri në fund një fjalim të Vjosa Osmanit kërkon të njëjtën disiplinë mendore që kanë murgjit tibetianë kur meditojnë dymbëdhjetë vjet përballë një muri. Jo sepse fjalimi i saj është i thellë. Përkundrazi. Por sepse sillet aq shumë në rreth, sa pas pesë minutash fillon të dyshosh se televizori ka mbetur i paralizuar, ndërsa pas dhjetë minutash e kontrollon me nervozizëm telekomandën. Ajo e zotëron talentin e rrallë që një fjali prej shtatë fjalësh ta zgjerojë deri në përmasat e një raporti të Kombeve të Bashkuara. Të njëjtin mendim e përsërit aq shpesh, sa në fund edhe vetë fjalët lodhen dhe, nga monotonia, kërkojnë azil politik. Edhe “thellësia emocionale” e saj ta kujton porcelanin kinez në vitrinat ballkanike: shumë shkëlqim, shumë sipërfaqe, shumë kujdes për paraqitjen — por mjafton një pyetje serioze dhe porcelani pëlcet si xhami i kasolles malore të Ajaz Ashkalijes pas krismës së parë të pushkës së gjuetarit. Në këtë aspekt, ajo dhe Linda Morina kanë vërtet diçka të përbashkët: njëra përtyp çamçakëza, tjetra slogane. Dhe të dyja e bëjnë këtë me një përkushtim që meriton të studiohet shkencërisht. Është tragjikomike, poshtëruese dhe njëkohësisht tronditëse të shohësh se si ish-presidentja jonë — pas fasadës së buzëqeshjeve ceremoniale dhe fjalimeve me aromë hipokrizie morale — ka ditur t’i trajtojë bashkëpunëtorët e saj më të afërt, si material të harxhueshëm të karrierës së vet politike”, thekson analisti.
Gashi vazhdon me përshkrimin e figurës së Osmanit, që sipas tij, skenarin dhe filmin e plotë të saj publiku ende nuk e ka parë
“Sa më shumë që përpiqet ta paraqesë veten si figurë historike, aq më thellë zbulohet humnera midis mitit që ndërton për veten dhe realitetit që kanë përjetuar njerëzit pranë saj.
Vetëlavdërimi i pandërprerë, i paketuar si “vizion”, ngjan me reklamën e një produkti që përpiqet me çdo kusht ta bindë botën për cilësitë që nuk i ka pasur kurrë. Por edhe më alarmuese janë përmasat industriale të gënjeshtrave, manipulimeve, mashtrimeve dhe shpifjeve të sofistikuara me të cilat ajo e ushqen publikun dhe bashkëpunëtorët, vetëm për ta kënaqur ambicien e saj të pangopur për pushtet, për privilegje dhe për përfitime materiale. Besoni ose jo, ajo që publiku ka parë deri me tani nga ish-presidentja është vetëm titulli i filmit dhe traileri”.
“ Skenarin dhe filmin e plotë publiku ende nuk e ka parë. Është një tragjikomedi kosovare, e shkruar diku mes zyrave me perde të rënda dhe korridoreve ku buzëqeshja protokollare keqpërdoret si deodorant për erën e ambicies së kalbur. Ish-presidentja jonë, e cila për vite të tëra u shfaq para kamerave si mishërim i urtësisë shtetërore, në të vërtetë paska ditur t’i trajtojë bashkëpunëtorët e saj, njësoj siç i trajtojnë kamarierët gotat plastike nëpër dasmat tallava. Ajo i përdor servilët e saj derisa i duhen, pastaj i hedh në shportën e mbeturinave pa e kthyer as kokën pas tyre. Sa më shumë që mundohet ta gdhendë veten në mermerin e historisë, aq më qartë shihet se statuja është prej allçie (balte).Sepse ekziston një dallim tragjik midis figurës që ajo ia shet publikut dhe kujtimeve që i mbajnë njerëzit që kanë punuar me të. Njëra është legjendë e prodhuar nga marketingu politik; tjetra është realitet i mbushur me nerva të djegura, me zhgënjime të dhimbshme dhe me heshtje të imponuara”, shton Gashi.
Në fund, ai se në mendjen e Osmani ka ide të papjekura, obsesione për pushtet dhe fantazi për madhështi personale.
“Vetëlavdërimi i saj tashmë ka marrë përmasa pothuajse folklorike. Ajo t’i kujton ata tregtarët ambulantë të dikurshëm që shisnin “ilaç universal” nëpër panaire: shëronte mushkëritë, zemrën, flokët, impotencën dhe fatin e keq — vetëm se askush nuk guxonte ta provonte. Por më i rrezikshëm se narcizmi i saj është mekanizmi industrial i prodhimit të gënjeshtrave. Ajo nuk gënjen më si individ; ajo gënjen me kapacitet fabrike. Dhe çdo gënjeshtër e paketon me fraza patriotike, me poza morale dhe me atë ton solemn të njerëzve që flasin sikur kanë zbritur nga mali me dhjetë urdhëresa të Zotit në dorë. Publiku deri më sot ka parë vetëm trailerin e filmit. Ende nuk e ka parë skenarin e plotë, prapaskenat, montazhin dhe faturat e këtij produksioni politik. Sepse në mendjen e saj vlojnë aq shumë ide të papjekura, aq shumë obsesione për pushtet dhe aq shumë fantazi për madhështi personale, saqë njeriu normal heziton t’i përmendë — jo nga frika, por nga turpi për degradimin e institucionit. Por nëse vazhdon ta trajtojë gënjeshtrën si zanat shtetëror dhe shpifjen si disiplinë olimpike, atëherë një ditë edhe heshtja do të lodhet. Dhe kur heshtja lodhet në Ballkan, zakonisht fillon të flasë më fort se propaganda. Në mendjen e saj vlojnë aq shumë gjëra të papjekura, të errëta dhe të papërshtatshme për dikë që ëndërron ta kalojë jetën mbi fronin e presidencës së shtetit tonë, saqë njeriut i vjen turp edhe t’i përmendë. Por nëse vazhdon ta trajtojë gënjeshtrën si profesion shtetëror dhe shpifjen si sport kombëtar, atëherë një ditë do të na detyrojë t’i nxjerrim në dritë të gjitha ato që deri më sot i kemi heshtur nga respekti për institucionin”, përfundon analisti.
