POLITIKATË FUNDIT

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë.

Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.

“F orcat amerikane luajnë rol të rëndësishëm në KFOR”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse me aleatët është diskutuar mundësia e reduktimit të kontingjentit amerikan në Kosovë, ai tha:

“Qeveria gjermane është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me NATO-n dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me të ardhmen e KFOR-it”.

Ai shtoi se hollësitë e planifikimit të misionit nuk mund të bëhen publike për arsye sigurie.

Përgjigjja vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel, ku aleatët e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge Colby, për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

Para takimit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se priten ndryshime në numrin e trupave amerikane, por se përmasat e tyre mbeten të paqarta.

Ai theksoi nevojën për koordinim me Uashingtonin, në mënyrë që të shmangen boshllëqet në mbrojtjen evropiane.

Pas konsultimeve, Colby tha se shpreson që rishikimi i pranisë ushtarake amerikane në Evropë të përfundojë deri më 1 dhjetor.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk nënkupton tërheqjen e SHBA-së nga angazhimet në Evropë.

A pritet reduktim i trupave amerikane në Kosovë?

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar tashmë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.

Në qershor, Komanda Evropiane e SHBA-së konfirmoi se do ta përshtatë gradualisht kontributin amerikan në mision, në përputhje me planet e NATO-s.

Sipas një zyrtari të saj, përshtatja do të bëhet në faza, bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë më 16 qershor, ai nuk specifikoi numrin e ushtarëve që mund të preken nga ndryshimet.

Një kërkesë tjetër për sqarime iu dërgua Departamentit amerikan të Mbrojtjes më 20 nëntor, por mbeti pa përgjigje.

Ndërkohë, një burim i Radios Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ekziston një plan për reduktimin e ndjeshëm të pranisë ushtarake amerikane në Kosovë.

Sipas tij, numri i pjesëtarëve amerikanë mund të ulet nga rreth 650 aktualisht në afërsisht 50 deri në shkurt të vitit 2028.

Synimi, sipas burimit, është që brenda dy vjetësh SHBA-ja të ketë vetëm një rol të kufizuar ushtarak në Kosovë, ndërsa disa pozita mund të mbeten në shtabin e KFOR-it, në kampin Film City në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione.

Autoritetet amerikane dhe NATO-ja nuk kanë njoftuar publikisht për një plan të tillë.

Çfarë ndryshimesh ka paralajmëruar NATO-ja?

Në qershor, NATO-ja njoftoi se do ta përshtatë gradualisht praninë e saj ushtarake në Kosovë, me synimin që brenda një viti numri i trupave të kthehet në nivelet e para vitit 2023.

Vendimi u arsyetua me përmirësimin e situatës së sigurisë.

NATO-ja kishte dërguar përforcime në vitin 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin e armatosur në Banjskë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 20 tetor, një zyrtar i NATO-s tha se misioni kishte rreth 4.600 ushtarë nga vendet anëtare dhe partnere.

Sipas tij, ndryshimet do të jenë graduale dhe do të varen nga vlerësimet e sigurisë. Ato mund të pezullohen ose të kthehen mbrapsht, nëse situata në terren e kërkon këtë.

Aleanca ka theksuar se mund ta përforcojë KFOR-in nëse rrezikohet siguria në Kosovë ose stabiliteti rajonal.

NATO-ja nuk ka sqaruar se si do të ndikojë riorganizimi në kontingjentin amerikan, por ka mirëpritur kontributin afatgjatë të SHBA-së dhe angazhimin e trupave të reja amerikane në mision.

A mund ta shtojë Gjermania praninë e saj?

E pyetur nëse do të shqyrtonte dërgimin e më shumë ushtarëve në Kosovë, në rast të një reduktimi amerikan, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Qeveria gjermane nuk spekulon për vendimet e mundshme të qeverive të tjer a”, tha zëdhënësi për Radion Evropa e Lirë.

Ai rikujtoi se Parlamenti gjerman, në qershor, e zgjati edhe për një vit mandatin e forcave gjermane në KFOR, duke lejuar dislokimin e deri 400 ushtarëve.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, me seli në kampin Bondsteel, afër Ferizajt.

Forcat amerikane janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999, kur NATO-ja dislokoi misionin paqeruajtës pas përfundimit të luftës.

KFOR-i vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

NATO-ja ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve të planifikuara, mandati i misionit dhe angazhimi i saj për sigurinë e Kosovës mbeten të pandryshuar.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje, duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite janë një sërë çështjesh parlamentare dhe institucionale. Sipas rendit të ditës, anëtarët e Kryesisë do të…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësues shtetërorë nga Republika e Kosovës,…

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve bankare (overdraft). Duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Halilaj ka…

Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit në Serbi, po paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë–Serbi,…

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës së publikuar mbrëmë nga rektori Arben Hajrullahu, duke vlerësuar se reagimi i tij nuk…

Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi. Siç raportoi të mërkurën mediumi N1, Presidiumi i EVP-së pritet të propozojë pezullimin e…

Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të pranishme gjatë ditëve në vijim. Territori i Kosovës gjatë javës së ardhshme do të…

Në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe përparimit arsimor e…

Në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake të FSK-së kanë realizuar aktivitetin e qitjes me…

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për herë të parë në Kosovë, nën përkujdesjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në…

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një strukturë të përbashkët, të quajtur Lëvizja Studentore…

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të…

Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar. Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me vazhdimin e licencës së kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit. Në një reagim në Facebook,…

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Përmes një…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe njësimit të alfabetit. Haxhiu ka theksuar se përfaqësuesit e…

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut, përfshirë rrugën Tetovë-Prizren, ishte në fokus të një takimi…

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet…

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare. Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një…

Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në shërbime të specializuara për qytetarët e të dy vendeve ishin në fokus…

Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat në aksione të drejtpërdrejta që synojnë zinxhirin institucional përgjegjës për…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe të ruajtjes së gjuhës si një nga vlerat themelore të identitetit…

Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona të panjohur kanë vizatuar dy simbole me ngjyrë në derën e banesës së tij në…

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve. Fillimisht me mbledhjen e Kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00, do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të…

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares dhe pjesëtarin e gjeneratës së parë të Policisë së…

Brenda një dite, tri forca politike të Kosovës i kanë kthyer sytë nga mërgata. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me bashkatdhetarë në Bruksel. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës themeloi në Fulda të Gjermanisë…

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në shërbim të…

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u lejua të takonte vëllanë dhe motrën e tij në Kosovë pa autorizimin e Dhomave të Specializuara në…

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus…

Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte deklaruar se, po të kishte llogaridhënie, Igrishta më nuk do të hynte në Prokurori. Në…

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu e me vranësira të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të variojnë 1 deri në 4 gradë celsius. Kurse ato…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të Darkës së Lamës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku falënderoi…

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara në automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur ministri…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës, është duke u djegur për herë të dytë deponia regjionale e mbeturinave, ku edhe ka…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e rritjes së përfshirjes së bashkatdhetarëve në…

Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në Prishtinë. Dugolli, në një postim në Facebook, ka shprehur dhimbjen për gjendjen e…

Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Kolona e veturave të Policisë dhe zyrtarë policorë të armatosur me armë të gjata…

Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në qytetin Fulda të Gjermanisë. Gjatë takimit, ku ishin…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna të Kosovës janë në faza të ndryshme të realizimit. Përmes një postimi në Facebook,…

Altin Krasniqi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që u solidarizuan me familjen gjatë qëndrimit katërditor të ish-zëdhënësit të UÇK-së në Kosovë. Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të…

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi ka publikuar një reagim ironizues, përmes të cilit ka ngritur pikëpyetje se kujt i referohet një deklaratë e bërë ndaj një personi me emrin Jakup. Përmes një postimi, Gacaferi shprehet se nuk e ka të…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin e integrimit evropian. Në kuadër të sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të…

Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq është lejuar të kalojë ligjërisht kufirin në Serbi. Thirrja e tij vjen pasi…

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë personat që qëndruan pranë familjes së tij në…

Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të trajnimit profesional në modulin “Ballafaqimi me Turma”. Sipas njoftimit të Policisë së…

Presidentja Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Deklaratat e ish-shefit të inteligjencës serbe për Banjskën, Avni Islami: Kosova duhet të forcojë masat e sigurisë

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Historia e Miroslav Filipoviqit!

Tragjeditë ajrore të vitit 1993! Dhimbja që nuk vjetrohet dhe heshtja e pakuptimtë e mediave

Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!

Jo kameleonë, por shkëmb i palëkundur i Gjergj Kastriotit

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Shaboozey, këngëtari që pushtoi listat me hitin "A Bar Song", është parë shumë i afërt me Ciara…

Taylor Swift ishte sërish në tribunat e stadiumit Arrowhead, por këtë herë me një veshje krejt të thjeshtë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *