TË FUNDIT

Mungesa e mirëmbajtjes, bojkotohet mësimi në shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Ismail Qemali”

Në shkollat fillore të Prishtinës “Mehmet Gjevori” dhe “Ismail Qemali” sot nuk është duke u mbajtur mësimi pasi që të enjten pasdite Këshilli i Prindërve ka kërkuar që fëmijët të mos dërgohen në shkollë në shenjë reagimi për mungesën nxemjes, mirëmbajtjes dhe pastrimit të ambientit.

Nëpër rrjete sociale kanë qarkualluar fotografi dhe video ku tergohet gjendja e tmerrshme e klasëve ku mbahet mësimi të cilat janë kapluar nga mbeturinat e papastërtia.

KosovaNews ka vizituar shkollën “Mehemet Gjevori” ku ka takuar drejtoreshen e shkollës dhe mësimdhënësit ndërsa mugojnë nxënësit.

Drejtoresha e shkollës Vlora Maliqi ka thënë se bojkotimi i mësimit nga ana e Këshillit të Prindërve është i paarsyeshëm pasiqë gjendja e higjenike në shkollë tashmë është e mirë ndërkohë që mbrëmë kanë ardhur ekipet e pastrimit nga komuna dhe e kanë pastruar të gjithë shkollën.

Në njoftimin e Këshillit të Prindërve drejtuar prindërve, thuhet se përpjekjet e institucioneve përgjegjëse dhe njoftimet për marrëveshje me sindikatën e punëtorëve tekninë, nuk përbejnë garanci se do të rifillojnë menjëherë shërbimet e pastrimit.

Tutje thuhet se janë raportuar edhe disa raste të reaksioneve alergjike te fëmijët të cilat konsiderohen se duhet të marrin edhe vlerëismin e autoriteteve kompetente shëndetësore.

Ndërkoihë pas paralajmërimit për bojkot të mësimit Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Komuna ka njoftuar se veprimet e nevojshme administrative janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë të martën.

Komuna ka bërë të ditur se deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *