KRU njofton për punimet e mirëmbajtjes në disa rrugë dhe lagje të Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, ekipet do të jenë në terren për realizimin e punimeve të mirëmbajtjes në këto lokacione: Rruga “Gjergj Balsha”, Rruga “Ahmet Krasniqi”, Rruga “Muharrem Fejza”, Rruga “Fazli Gashi”, Rruga “Dul Dragusha”, Rruga “Shaban Jashari”, Rruga “Hasan Remniku”, Lagjja Kalabria. Nga KRU Prishtina bëhet e ditur se intervenimet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes, me qëllim të sigurimit të funksionimit sa më të mirë të rrjetit.
