TË FUNDIT

​Kosova bëhet edhe me 397 policë të rinj, prej tyre 118 vajza dhe gra

Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, duke përmbyllur kështu procesin e përgatitjes dhe trajnimit profesional të kadetëve të rinj, të cilët tashmë do t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, u vlerësua se ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt shërbimit policor, me përgjegjësinë për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësoi rëndësinë historike të Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Haxhiu: Ju po hyni në një institucion që ka një vend të veçantë në historinë tonë të re

“Ju po hyni në një institucion që ka një vend të veçantë në historinë tonë të re. Policia e Kosovës u themelua në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, në kohën kur vendi ynë po niste ndërtimin e institucioneve të veta. Nga një shërbim policor i sapokrijuar, ajo u zhvillua në një institucion të rëndësishëm të Kosovës, duke marrë përsipër përgjegjësinë për rendin, sigurinë dhe më pas edhe për mbrojtjen e sovranitetit të vendit”, tha Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e nderimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, duke përmendur Enver Zymberin, Afrim Bunjakun dhe të gjithë policët e rënë në shërbim të vendit.

Haxhiu u përcolli kadetëve edhe një mesazh për guximin, integritetin dhe përgjegjësinë që duhet ta karakterizojnë çdo pjesëtar të uniformës policore.

Haxhiu: Guximi i policit dëshmohet edhe kur duhet të mbrojë ligjin përballë të fuqishmëve

“Guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun. Guxim është edhe të veprosh drejt kur është më e lehtë të heshtësh, të mbrosh të dobëtin edhe kur përballë ke dikë të fuqishëm, si dhe të mbrosh ligjin edhe kur shkelja e tij vjen nga dikush që e njeh”, theksoi ajo.

Haxhiu vuri në dukje se në mesin e gjeneratës së re janë 118 vajza dhe gra, duke e vlerësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për institucionet e sigurisë në vend.

Haxhiu: 118 vajza e gra në Policinë e Kosovës, thirrje për mbrojtje më serioze të viktimave të dhunës

“Ne mesin tuaj janë 118 vajza dhe gra. Dua t’ju përgëzoj për këtë zgjedhje. Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë. Derisa shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës, fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre. Për shumë prej tyre, vendimi për ta denoncuar dhunën vjen pas një historie të gjatë kërcënimesh, kontrolli dhe frike. Ato e dinë se ekspozimi mund t’i vërë përballë një rreziku edhe më të madh. Prandaj, kur një grua u drejtohet institucioneve, rreziku duhet të vlerësohet me seriozitet dhe masat për mbrojtjen e saj duhet të ndërmerren me kohë”, tha Haxhiu.

Edhe kryeministri, Albin Kurti, tha se është lajm i mirë që edhe në këtë gjeneratë gratë po diplomohen në numër të konsiderueshëm.

Kurti: Lajm i mirë që edhe në këtë gjeneratë gratë po diplomohen në numër të konsiderueshëm

“Në këtë Gjeneratë të 63-të po diplomoni gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra. Pra, pothuajse çdo i treti pjesëtar është grua. Është lajm i mirë që edhe në këtë gjeneratë gratë po diplomohen në numër të konsiderueshëm. Nga momenti i betimit, secili prej jush do të jetë i gatshëm të punojë në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim” , tha Kurti.

Kreu i Qeverisë u bëri thirrje kadetëve që të mos harrojnë dhe të nderojnë çdo ditë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke përmendur Enver Zymberin, Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e tjerë.

Kurti: Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë busulla që duhet të orientojë angazhimin tuaj

“Secilën ditë mos harroni, por nderoni dhe kujtoni jetën dhe kontributin e heronjve të Policisë së Kosovës, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë ata që ranë në krye të detyrës. Ata janë busulla që orienton angazhimin dhe përkushtimin tuaj. Në mesin tuaj gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e vendit dhe zbatimin e ligjit. Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah”, deklaroi Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e vlerësoi diplomimin e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës si një moment të rëndësishëm jo vetëm për kadetët e rinj, por edhe për institucionin policor dhe vendin.

Sveçla: Gjeneratës së 63-të i bashkohet një gjeneratë e re e gatshme për t’i shërbyer qytetarëve

“Diplomimi i Gjeneratës së 63-të është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për ju që po e përmbyllni këtë kapitull tuajin, por edhe për Policinë dhe për vendin tonë, të cilit i bashkohet një gjeneratë e re, e gatshme për të marrë përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla theksoi gjithashtu rëndësinë e profesionalizmit, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e institucioneve të sigurisë.

Sveçla: Gratë duhet të jenë pjesë e barabartë e udhëheqjes dhe përgjegjësisë institucionale

“Mënyra se si e ushtroni detyrën është po aq e rëndësishme sa rezultati që arrini. Në veçanti, dua t'u drejtohem vajzave që sot diplomojnë. Prania juaj në këtë gjeneratë dëshmon rëndësinë e mundësive të barabarta dhe të rolit që gratë duhet të kenë në të gjitha nivelet e institucioneve tona. Profesionalizmi, aftësia dhe përkushtimi duhet të jenë kriteret që përcaktojnë angazhimin dhe avancimin në karrierë, e jo gjinia apo paragjykimet. Gratë duhet të jenë pjesë e barabartë e udhëheqjes dhe përgjegjësisë institucionale”, tha Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, ka përmendur dy djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, që janë pjesë e gjeneratës së…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë gjeneratë diplomojnë gjithsej 397…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe respektimit të ligjit në ushtrimin e…

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Komisionerin Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve, Michael McGrath, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund të janarit 2027. Gjatë vizitës në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë,…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, në ditën kur mbi 300 kadetë të gjeneratës…

Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, do të vazhdojë më 11 nëntor 2026, nga ora 13:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në…

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në…

Prishtinë, 6 nëntor 2026 – Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt e vazhdoi të premten mbledhjen me dyer të mbyllura për media. Para kësaj, anëtarët e tij u përplasën për raportet që ende nuk u kanë…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj irlandez Jim O’Callaghan, me të cilin…

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e Diana Kastratit, më 18 maj 2011…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas sqarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor në kontratën e…

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në…

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve…

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka ndërprerë përkohësisht funksionimin e saj, duke pezulluar aktivitetet dhe shërbimet për qytetarët dhe profesionistët e kësaj fushe, si pasojë e mungesës së…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet të palëkundur institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi. Anëtarët e delegacionit e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për punën dhe prioritetet e Kuvendit në muajt në vijim. “Sot prita në takim kryetaret dhe…

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Serbia i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Serbët e Kosovës që dolën të votojnë bënë të kundërtën: mbi dy të tretat e tyre e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit. Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së…

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka prezantuar analizën “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, përmes së cilës janë trajtuar rastet kur institucionet nuk i kanë zbatuar…

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim gjeneralmajor Stephen E. Osborn, adjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i Shquar”…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, lidhur me pretendimet e këtij të fundit për shpenzimet në kuadër të kontratës së…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli, ka ngritur një sërë dyshimesh lidhur me kontratat e Komunës së Prishtinës, duke kërkuar sqarime për destinimin e shtyllave të vjetra të ndriçimit, mundësinë…

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një stërvitje e përbashkët në kërkimshpëtimin malor ndërmjet efektivëve të bazës së mbështetjes dhe emergjencave civile –…

Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Në…

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e nisjes së tij për në Hagë. Në vizitën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes kanë marrë…

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë. Mallrat e zbuluara përfshinin këpucë dhe veshmbathje,…

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. Kjo pritet të ndodhë në…

Makfire Kastrati ka kujtuar vajzën e saj, Diana Kastratin, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj institucioneve për mosmbrojtjen e saj. Në një postim në Facebook, Kastrati ka shkruar se kanë kaluar 15 vjet, 6 muaj e 12 ditë pa vajzën e saj,…

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë. Në një reagim në…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetare të partisë. Në emisionin “Pressing” të T7 të enjten mbrëma, Bajrami tha se ka interes dhe se do të kandidojë…

Debati për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale vazhdoi të enjten mbrëma në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës. Komentatori Rrahman Paçarizi tha se Gjykata Speciale është institucion politik, të cilin Kosova u…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pezullimin nga detyra të drejtorit të Prokurimit, deri në përfundimin e hetimit penal ndaj tij. Sipas njoftimit të IPK-së të së…

Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku të pranishëm ishin miq dhe partnerë evropianë. Përmes…

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në…

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, krahas integrimit euroatlantik të rajonit, të shihet si përgjigje strategjike ndaj ndikimit në rritje të Kinës në…

Prishtinë – Protesta për drejtësi në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt hyri të enjten në ditën e nëntë radhazi. Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist e bllokuan rrugën pranë Stacionit Policor…

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Vlora Çitakun për emërimin e saj si ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një postimi në…

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka prezantuar gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)…

Në margjina të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme që po mbahet në Budvë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot zëvendësministren e Brendshme…

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në margjina të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë në Budvë të Malit të Zi, ka takuar sot Jürgen Ebner, drejtor i Europolit. Me këtë rast, ministri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe dhjetë vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende nuk dihet emri i vrasësit dhe askush nuk është vënë para drejtësisë për…

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare të ish presidentit të Kosovës në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në Hagë. “Dua t’ju shtrëngoj…

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, duke theksuar se zbardhja e plotë e së vërtetës dhe përcaktimi i përgjegjësive mbeten detyrim i…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pesë kadetëve të Kosovës, të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë. Ceremonia…

Sveçla refuzon dorëheqjen pas vrasjes së Arlindës: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

“Kij kujdes, ki urdhër mbrojtës, mos thuaj çka u ba” – mesazhi i Jeton Sylajt që prokuroria e la me shënim zyrtar

“Ishin të mbushur me bomba deri dje”, Halilaj sulmon ata që kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Drejtësia duhet të ushtrohet në Kosovë!

Ben Blushi: “Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë”

Filozofia politike si të jetojmë së bashku

Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe…

Bianca Censori njihet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe veshjet që ekspozojnë trupin, ndërsa këtë herë ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *