TË FUNDIT

Milaim Nela: Protestat kundër Speciales mund të kenë efekt të kundërt

Publicisti Milaim Nela ka kritikuar protestat kundër Gjykatës Speciale, të paralajmëruara pak ditë para verdiktit të 16 shtatorit.

Nela thotë se protesta të tilla nuk ndikojnë në drejtësinë e vendeve perëndimore dhe mund të kenë efekt të kundërt. Ai thekson se UÇK-ja nuk duhet të barazohet me individët që po gjykohen në Hagë, duke shtuar se, nëse ndonjëri shpallet fajtor, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo e UÇK-së.

Ai gjithashtu kritikon mungesën e një dënimi për Serbinë për krimet e luftës dhe përmend rastin e Vojislav Sheshelit.

Postimi i plotë:

Ata që e njohin drejtësinë dhe si operon ajo në vendet e Perëndimit e dinë fort mirë se protestat kundër Gjykatës Speciale 3 ditë para verdiktit të saj në mos nuk kanë asnjë efekt do të kenë efektin e kundërt!

Rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe Europës duhet të ishin mbushur atëherë kur qendrat vendimarrëse kërkonin krijimin e një gjykate që gjykon individë prej popullit viktimë të gjenocidit serb e jo sot!

Ndërkohë jo vetëm nuk ka dënim të Serbisë Gjenocidale por vetëm para pak ditësh para syve të Europës Serbia Gjenocidale me ceremoni shtetërore varrosi njeriun përgjegjës të mbi 8000 civilëve të pafajshëm të Bosnjës!

Para pak vitesh me marifete shëndetësore Gjykaka e Hagës nxorri në liri një nga kriminelët më egër dhe frymëzuesit e gjenocidit serb – Vojislav Sheshel e cili sot vazhdon jo vetëm të shijojë lirinë në Beograd por vazhdon të njëjtën retorike publike si në vitet 90tê!

Gabimi që po bëjnë shqiptarët e Kosovës sot është që po unifikojnë luftën e UÇK-së dhe UÇK-në me 4 individë që vetë e kanë distancuar veten nga kjo luftë dhe mbi të gjitha edhe sikur të dalin të pafajshëm mbi ta ka dritë hije shumë të forta mbi veprimtarinë e tyre përkatësisht vrasjet e veprimtarëvë kryesisht të LDK-së gjatë dhe pas luftës!

UÇK janë ata që luftuan për lirinë e Kosoves e nuk menduan të eleminojnë rivalët që jua rrezikojnë pushtetin nesër!

UÇĶ janë ata që dhanë jetën për një Kosovë të Lirë e jo ata që bënë lista për të eleminuar shqiptarët vetëm se nuk i bindet bandave të LPK-se!

Nëse ndonjëri prej tyre dënohet nga Gjykata me datën 16 Shtator kurrësesi nuk është fajtore UÇK por vetëm individët që shpallen fajtorë e uroj që kjo të mos ndodhë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *