TË FUNDIT

Kjo veturë elektrike mund të përshkojë një fushë futbolli për vetëm një sekondë!

Kina ka sfiduar gjigantët e industrisë automobilistike, duke thyer një rekord që për vite të tëra dukej i paarritshëm.

Hiper-vetura elektrike Yangwang U9 Xtreme, e prodhuar nga marka luksoze e BYD, ka arritur shpejtësinë marramendëse prej 503.17 km/h, duke u bërë vetura e parë e prodhimit serik që kalon zyrtarisht kufirin prej 500 km/h.

Rekordi u vendos më 1 nëntor në një segment të mbyllur të autostradës në Abu Dhabi, me pilotin gjerman Marc Basseng në timon.

– YouTube www.youtube.com

Arritja u njoh nga FIA dhe Guinness World Records.

U9 Xtreme është e pajisur me katër motorë elektrikë që prodhojnë së bashku mbi 3,000 kuaj fuqi, ndërsa teknologjia e saj përfshin një sistem elektrik prej 1,200 voltësh dhe baterinë Blade të BYD-së.

Për krahasim, Bugatti Chiron Super Sport 300+ kishte arritur 490.48 km/h në vitin 2019.

BYD planifikon të prodhojë vetëm 30 ekzemplarë të kësaj hiper-veture, duke dëshmuar se Kina tashmë po sfidon emrat më të mëdhenj të automobilizmit edhe në garën për shpejtësinë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *