TË FUNDIT

Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës.

Mesfushori 22-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në përmbysjen e rezultatit nga 1-0 në 2-1, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Augsburgu kaloi fillimisht në epërsi, por Gruda mori përgjegjësinë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Në minutën e 33-të, ai asistoi për golin e barazimit 1-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë dhuroi një tjetër pasim të bukur, që u konkretizua për 2-1 në favor të Leipzigut.

Maschine 🔥⭐️ Man of the Match ⭐️#RBLFCA #Bundesliga https://t.co/bpyaBrMxfu — RB Leipzig (@RBLeipzig) November 7, 2026

Me këto dy asistime, Gruda ishte vendimtar në rikthimin e skuadrës së tij dhe në marrjen e tri pikëve, në një ndeshje që përfundoi me rezultat bindës 5-2.

Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të, ndërsa kjo ishte paraqitja e fundit në nivel klubesh para se t'i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Gjermania më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Serbisë, ndërsa më 16 nëntor e pret Holandën. Për Grudën ekziston mundësia që të debutojë me ekipin e parë, pasi grumbullimin e kaluar e kishte humbur për shkak të lëndimit.

Ndërkohë, në anën tjetër, Arijon Ibrahimovic luajti vetëm në pjesën e parë për Augsburgun, ndërsa të premten mori ftesë nga Gjermania U21 për ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës dhe Kroacisë./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *