TË FUNDIT

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në kreditë e shpejta

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se kontrollet e realizuara në shoqëritë financiare kanë sjellë masa konkrete, ndërsa qytetarëve pritet t’u kthehen nga 140 deri në 200 milionë denarë.

Sipas Mexhitit, deri më tani janë kontrolluar 27 shoqëri financiare, ndaj të cilave janë shqiptuar 18 masa inspektuese. Ai bëri të ditur gjithashtu se gjobat mund të arrijnë deri në 100 mijë euro.

Mexhiti theksoi se lufta kundër kumarit dhe kredive të shpejta do të vazhdojë, me synimin për të mbrojtur familjet, të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve.

„Nuk do të lejojmë që varësia nga kumari apo nevoja për para të shpejta të shfrytëzohen në dëm të qytetarëve. Paratë dhe dinjiteti i qytetarëve meritojnë mbrojtje. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me kontrolle, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit, pa përjashtim!”, ka shkruar Mexhiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *