TË FUNDIT

​Ymeri kritikon institucionet për mostrajtimin e ankesave të bizneseve dhe qytetarëve për energji, i përgjigjet Kusari-Lila

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur shqetësimin për problemet me uljen e tensionit elektrik, duke kritikuar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe institucionet përgjegjëse për mungesën e mbikëqyrjes dhe trajtimit të ankesave të bizneseve dhe qytetarëve.

Ymeri tha se, bazuar edhe në raportimin e ZRRE-së, ky institucion nuk e ka në mandat mbikëqyrjen e problemeve që lidhen me uljen e tensionit elektrik dhe dëmet që shkaktohen në pajisjet e bizneseve dhe amvisërive.

Sipas saj, bizneset dhe industritë në Kosovë kanë mbetur pa një mekanizëm efektiv për adresimin e këtyre problemeve, ndërsa rruga e vetme për të kërkuar kompensim mbetet gjykata.

Ymeri: Qytetarët dhe bizneset kanë mbetur pa përgjigje nga KEDS-i dhe ZRRE-ja

“Bizneset sot janë vetë, pa një rrugë tjetër për t’u ankuar për uljen e tensionit dhe prishjen e pajisjeve. Për bizneset dhe shtëpitë, e vetmja rrugë mbetet gjykata. Siç thuhet se sektori është i rregulluar, kjo po del që nuk është aspak i rregulluar. Më shumë është i rregulluar fitimi i KEDS-it dhe i KEK-ut, sesa të gjitha aspektet tjera”, deklaroi Ymeri.

Deputetja e LDK-së ngriti gjithashtu çështjen e investimeve të parealizuara në rrjetin elektrik, duke pretenduar se kërkesat për investime nuk janë pranuar ndër vite, ndërsa prioritet u është dhënë importit të energjisë dhe devijimeve.

Ymeri tha se për këto pretendime ekzistojnë dokumente dhe se problemet me tensionin elektrik po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e industrisë dhe makinerive prodhuese.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo kritikoi edhe Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, duke thënë se nuk ka marrë përgjigje për ankesat e adresuara.

Ajo përmendi si probleme edhe mospranimin e faturave të energjisë elektrike nga një pjesë e konsumatorëve, veçanërisht në zonat rurale, mungesën e qasjes së lehtë në fatura dhe mosshqyrtimin e ankesave për ndryshimin e orarit të furnizimit me energji.

Ymeri: KEDS-i, ZRRE-ja dhe institucionet nuk po u përgjigjen ankesave të qytetarëve dhe bizneseve

“Kam vazhdimisht ankesa që KEDS-i nuk i shqyrton ankesat, as ZRRE-ja nuk më është përgjigjur. Edhe Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk është përgjigjur. Problemet janë të shumta, por qytetarët dhe bizneset kanë mbetur pa përgjigje nga institucionet përgjegjëse ”, theksoi ajo.

Ministrja e MINTI-së, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur deputetes Janina Ymeri lidhur me ankesën e saj në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke theksuar se institucioni ka vepruar brenda kompetencave ligjore dhe se ankesa është përcjellë te Zyra e Rregullatorit.

Kusari-Lila: 3 mijë e 185 ankesa për konsumatorët këtë vit, 690 prej tyre ndaj KESCO-s

“Prej fillimit të vitit deri më sot janë 3 mijë e 185 ankesa në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Prej tyre, 690 janë për KECSCO-n”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo tha se për rastet që lidhen me pjesën e rregulluar të veprimtarisë së KECI-t, kompetente është Zyra e Rregullatorit, ndërsa për çështjet që bien në kompetencë të departamentit, bëhen verifikime në terren.

Kusari-Lila: KESCO-s i janë shqiptuar 80 gjoba në vlerë prej 400 mijë eurosh për njehsorë me afat të skaduar

“Deri më tani kemi pasur 80 njehsorë me afat të skaduar, 80 gjoba në vlerë totale prej 400 mijë eurosh për KECI-n, të cilat kanë kaluar dy shkallët e shqyrtimit dhe janë dënime të konfirmuara” , tha ministrja.

Duke iu referuar drejtpërdrejt ankesës së deputetes Ymeri, Kusari-Lila bëri të ditur se ajo ishte përcjellë te Zyra e Rregullatorit në të njëjtën ditë kur ishte pranuar.

Kusari-Lila: Ankesa e Janina Ymerit ndaj KESCO-s u përcoll në të njëjtën ditë te Zyra e Rregullatorit

“Për ankesën tuaj, që më informojnë se është dorëzuar më 8 nëntor, të njëjtën ditë është përcjellë te Zyra e Rregullatorit, për arsye se përfshin veprimtarinë e KECI-t, të cilin duhet ta mbikëqyrë dhe ta rregullojë Zyra e Rregullatorit”, u shpreh Kusari-Lila.

Në fund, ministrja theksoi se afati ligjor për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve është 60 ditë, duke shtuar se departamenti ka performancë më të mirë edhe sa i përket kohës së trajtimit të tyre.

Kusari-Lila: Afati ligjor për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve është 60 ditë

“Me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë 60 ditë afat në total për shqyrtimin e një ankese. Përkundrazi, Zyra apo Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka një performancë dhe afat shumë më të shkurtër të trajtimit të ankesave të konsumatorëve”, deklaroi ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin…

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhjen e 14-të elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me programin legjislativ, emërimet në pozita të larta drejtuese dhe ndarjen e mjeteve buxhetore. Sipas njoftimit të…

E hëna, 30 nëntor, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e Ditës së Flamurit. Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. “Ju njoftojmë se, me rastin e…

Nesër (e premte) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë Dhomave…

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për…

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit të organizuar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe sekuestrimin e…

Në hyrje të vendlindjes së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar të enjten obelisku kushtuar ish kryekuvendarit. Pikërisht, në kuadër të kësaj…

Shoqëria civile ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se përderisa në nivel ndërkombëtar kampanja e Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave shënohet me thirrje për garantimin e drejtësisë, kjo…

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa procesi për plotësimin e dy pozitave të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar do të nisë nga e para,…

Djali i ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit , Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi në përurimin e lapidarit për të atin e vlerësoi mbështtejten e madhe për familjen, me ç’rast tha që pikërisht kjo…

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një takimi në Tiranë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave…

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak me NATO-n. Beogradi ka insistuar para admiralit amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së…

Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e përurimit të lapidarit janë të pranishëm djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i…

Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026. Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet 2-vjeçar, në vlerë të…

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti ka ndodhur në infrastrukturën që menaxhohet nga KOSTT-i. KEK-u ka shprehur shqetësimin për…

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pas shfaqjes në Kuvend të videos…

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, do të mbajë sot konferencë për media. Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PDK-ja. Konferenca pritet të…

Në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës…

Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ligjin e ri që lidhet me Gjykatën…

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i është përgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit deklaroi në një emision televiziv se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babain”. Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Mustafa ka komentuar…

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se menjëherë pas raportimit të zjarrit janë…

Njëri është në kërkim dhe autoritetet serbe nuk tregojnë nëse kanë arritur ta lokalizojnë. Tjetri është larguar ligjërisht nga Serbia dhe ka udhëtuar drejt Stambollit përmes Sarajevës, me pasaportë…

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore funksionon në Kosovë që nga viti 2018, ndërsa projektligji që e shndërron atë në agjenci qendrore është miratuar vetëm në lexim të parë. Megjithatë, gazeta Veçernje…

Kosova shpenzon për mbrojtje gati dymbëdhjetë herë më pak se Serbia dhe armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e siguron nga shtetet aleate dhe partnere të NATO-s. Megjithatë, një pjesë e mediave në Beograd po e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Serbisë që ta arrestojë dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë të shtatorit 2023. Kërkesën ai e bëri të mërkurën…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka ftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të marrin pjesë sot në konsultimet për nismën e re ligjore për Dhomat e…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij duhet të ndryshojë në organizim, strukturë dhe vendimmarrje. Ai u shpreh kështu mbrëmë në emisionin "Debat Plus" të RTV Dukagjinit, ku…

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë sot, në orën 12:30, mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë pesë projektligje që janë pjesë e reformës në sistemin e…

Avokati Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10 teksa fliste për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, dha detaje lidhur me momentin e ekzekutimit dhe personat që, sipas tij, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Berisha ka…

Në fshatin Negroc të Drenasit sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së. Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, në hyrje të fshatit…

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, më 26 nëntor, dy seanca plenare. Seanca e parë, e cila është vazhdim i punimeve të papërfunduara nga seancat e kaluara, do të nisë në orën 10:00, ndërsa seanca e rregullt…

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar rishpërndarjen e fondeve të humbura nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në…

Policia e Kosovës ka nisur fushatën ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë dhunës. Fushata, e cila zhvillohet në kuadër të nismës globale…

Sot, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri…

Ministrja e Drejtësisë kërkon përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave: “Një grua që raporton dhunën nuk duhet të marrë përsipër edhe koordinimin e institucioneve tona” Zëvendëskryeministrja dhe…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është hapur zyrtarisht fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke theksuar se vendi e meriton…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e…

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët që të mos mjaftohen vetëm me leximin e tij, por t’i krahasojnë pretendimet e paraqitura me realitetin që…

Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizituan Fadil Fazliun pas kthimit të tij nga Haga. U vlerësua si një vizitë vëllazërore që dëshmon respektin, solidaritetin dhe lidhjen e veçantë mes…

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Kosovës t’i njihet përparimi demokratik dhe ekonomik, duke theksuar se vendi është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka statusin e kandidatit. Ai ka kërkuar gjithashtu arrestimin dhe…

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Përmes një mesazhi, Hargreaves ka theksuar se parandalimi i…

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicën e Jugut, Gazmend Asllani, ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal, duke pretenduar se disa asamblistë të PDK-së tentuan ta përshkallëzonin përballjen verbale deri në…

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me ministren Fitore Pacolli, me të cilën ka diskutuar për qeverisjen mjedisore dhe stabilitetin rajonal. Lajmi…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e projekteve për restaurimin e lumenjve në Kosovë, pas vendimit për ndalimin e betonimit të tyre, të marrë në prill…

Hoxha: PDK-ja ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten

Kurti synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime vendore, zbulon planin për bizneset

Kuvendi miraton në parim buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, ja çfarë parashihet për pagat dhe shtesat për fëmijë

Haxhiu në prag të 28 Nëntorit: Katërshja e Hagës duhet të kthehet në Kosovë

Një Mitropolit që i detyrohet një ndjesë Petro Nini Luarasit

Serbia e njeh autonominë e Krahinës së Vojvodinës, por jo edhe referendumet e Sanxhakut dhe të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Mjaft më me demagogji dhe përçarje për interesa personale e grupore!

A ekziston një plan B për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtete të reja kandidate nëse procesi bllokohet?

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Ariana Grande ka folur hapur për valën e reagimeve pas videoklipit të këngës Petal, duke thënë se do ta botonte…

Charlie Sheen dhe vëllai i tij, Emilio Estevez, kanë treguar një përplasje të dhunshme të adoleshencës që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *