TË FUNDIT

Messi votoi për dy yje të Barcelonës për Trofeun Kopa, por zgjedhja e tretë ishte një emër i papritur

Lionel Messi ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke i dhënë përparësi talenteve të akademisë së klubit katalunas në votimin për çmimin Kopa Trophy 2026.

Ylli argjentinas e vendosi Lamine Yamalin në vendin e parë, duke e vlerësuar si futbollistin e ri më të mirë në botë.

Në pozitën e dytë, Messi votoi për mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsin, duke bërë që dy vendet e para në listën e tij të rezervoheshin për talentet e klubit katalunas.

Megjithatë, votimi i kapitenit të Argjentinës pati edhe një befasi në vendin e tretë.

🚨 LE VOTE DE LIONEL MESSI 🇦🇷 POUR LE TROPHÉE KOPA 2026 💎 :🥇 Lamine Yamal 🇪🇸🥈 Pau Cubarsi 🇪🇸🥉 Ibrahim Maza 🇩🇿🗞️ France Football https://t.co/Q4aPlqIZeo — Actu Foot (@ActuFoot_) October 31, 2026

Messi vendosi ta përfshijë në listën e tij mesfushorin ofensiv algjerian Ibrahim Maza, i cili aktualisht luan për Bayer Leverkusenin në Bundesligën gjermane.

Kështu, përveç dy emrave të Barcelonës, argjentinasi përzgjodhi edhe një futbollist që nuk ishte ndër emrat më të përfolur në garën për këtë çmim./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *