Brajan Gruda me eurogol ia sjell fitoren RB Leipzigut ndaj PSV-së
Ylli shqiptar Brajan Gruda ia ka siguruar fitoren RB Leipzigut në përballjen ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane triumfoi me rezultat minimal 1-0, në sfidën shumë të baraspeshuar.
PSV-ja kishte rastin e artë për të kaluar në epërsi mirëpo Ivan Perisic dështoi ta finalizonte goditjen nga pika e bardhë.
Heroi i skuadrës gjermane rezultoi të jetë Gruda që shënoi një gol të bukur, i cili rezultoi të jetë i fitores për Leipzigun (75’).
🚨🇪🇺 | GOAL: WHAT A SPECTACULAR GOLAZO BY BRAJAN GRUDA!RB Leipzig 1-0 PSV. https://t.co/Ch3sjkZKrI — TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 13, 2026
PSV faktikisht barazoi përmes Armando Obispo që shënoi me kokë mirëpo pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte në pozitë jashtë loje.
Mysafirët pastaj kishin edhe një tjetër rast të mirë përmes Mauro Junior mirëpo sërish dështuan në konkretizim.
Kësisoj, Leipzigu merr pikët e para në Ligën e Kampionëve ndërsa PSV-ja qëndron me një sosh. /Telegrafi/
