Manuel Neuer thyen rekordin e madh të Bayernit në Bundesliga
Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEWA Arena, me ndeshjen q ë nisi nga ora 15:30.
Pas publikimit të formacionit titullar të Bayern Munichut, Manuel Neuer u pa në portë dhe numri 1 i Bavarezëve po vendos një rekord të ri klubit.
Me 40 vjeç e 225 ditë, Neuer bëhet lojtari më i vjetër i Bundesligës në historinë e FC Bayern Munich.
𝗥𝗘𝗞𝗢𝗥𝗗𝗦𝗣𝗜𝗘𝗟𝗘𝗥 🐐 𝗠𝗮𝗻𝘂𝗲𝗹 𝗡𝗲𝘂𝗲𝗿 ist mit 𝟰𝟬 𝗝𝗮𝗵𝗿𝗲𝗻 𝘂𝗻𝗱 𝟮𝟮𝟱 𝗧𝗮𝗴𝗲𝗻 jetzt der älteste FC Bayern-Spieler der Bundesliga-Geschichte! 🔴⚪ https://t.co/jhr5BjbQM4 — FC Bayern München (@FCBayern) November 7, 2026
Me këtë paraqitje, Neuer ka tejkaluar ish-portierin e Bavarezëve, Bernd Dreher, i cili e mbante deri tani rekordin me 40 vjet e 198 ditë.
Kjo gjithashtu e bën Neuerin portierin e tretë më të vjetër në historinë e Bundesligës, pas Uli Stein (42 vjeç, 170 ditë) dhe Toni Schumacher (42 vjeç, 73 ditë). / Telegrafi /
