POLITIKATË FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti sonte në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte po qëndron në Shkup për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej hekurave”, e vënë në skenë në Teatrin Shqiptar në Shkup, përcjell INA.

Kryeministri Kurti është i impresionuar nga kjo shfaqje me regji të Naser Shatrolli, sepse trajton historinë e rëndë dhe tragjike të veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, përmes së cilës vihen në skenë vuajtjet dhe sakrificat e tij në burgjet serbe.

Premiera mblodhi personalitete nga jeta politike, kulturore dhe publike, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të veçantë për artin dhe kujtesën historike shqiptare.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *