TË FUNDIT

Mitrovica pranon 1,500 fidanë pishe nga Instituti i Pyjeve të Kosovës

Komuna e Mitrovicës ka njoftar se ka pranuar 1,500 fidanë pishe nga Instituti i Pyjeve të Kosovës, me qëllim të shtimit të hapësirave të gjelbëruara dhe përmirësimit të mjedisit në qytet.

Përmes një njoftimi, Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se fidanët janë pranuar nga Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbëruara.

Me këtë rast, drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Arjeta Beqiri Hyseni, ka falënderuar drejtorin e Institutit të Pyjeve të Kosovës, Luan Hyseni, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit do të vazhdojë angazhimin për mbjelljen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtjen e tyre, me synimin e krijimit të një ambienti më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të gjelbër për qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *