Kraja, ku zëri i shkrimtarit takon kujtesën e vendlindjes
Ka mbrëmje kur kultura nuk është vetëm një ngjarje, një film apo një fjalë e thënë para publikut. Ka mbrëmje kur ajo shndërrohet në takim me kujtesën, me vendlindjen, me njerëzit dhe me një pjesë të historisë sonë që nuk shuhet, edhe kur vitet kalojnë e rrugët e jetës na shpërndajnë nëpër botë.
Një mbrëmje e tillë ishte edhe manifestimi kulturor i mbajtur në Ostros të Krajës, ku Shtëpia e Kulturës, për shkak të pjesëmarrjes së jashtëzakonshme, dukej e vogël për t’i nxënë të gjithë ata që kishin ardhur nga Kështenja, Ostrosi, Ulqini dhe treva të tjera përreth. Kishin ardhur edhe mysafirë nga Prishtina, për të qenë pjesë e një ngjarjeje të veçantë kulturore, shfaqjes së dokumentarit të autorit Haxhi Shabani, kushtuar akademik Mehmet Krajës, me titullin domethënës “Zëri që çan rrezën përgjysmë”.
Në atë sallë, përtej dritave, përtej duartrokitjeve dhe fjalëve të përshëndetjes, sikur bashkoheshin dy botë: bota e kujtimeve dhe bota e së tashmes. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe vetë akademik Mehmet Kraja, i shoqëruar nga familjarët e tij, njeriu që atë mbrëmje nuk ishte vetëm protagonist i një filmi dokumentar, por edhe biri i Krajës, i vendit ku kishte lindur, ku kishte marrë hapat e parë të dijes dhe ku rrënjët e jetës së tij kishin mbetur të lidhura.
Aktivitetin e hapi moderatorja, e cila fjalën ia kaloi kryetarit të Bashkësisë Lokale të Ostrosit, Beqir Beriashit. Përshëndetja e tij ishte e thjeshtë, por e ngrohtë, siç janë fjalët që dalin nga zemra kur njeriu pret në shtëpinë e vet një bir të vendit, i cili, përmes veprës dhe dijes, ka bërë emër në botën shqiptare.
Ai shprehu kënaqësinë dhe nderin që akademik Mehmet Kraja ishte kthyer në mesin e bashkëvendësve, në shtëpinë e vet, në vendin ku kishte lindur dhe ku kishte përfunduar shkollën fillore. Në atë përshëndetje kishte më shumë se një urim; kishte një ndjenjë krenarie, një përqafim të heshtur të vendlindjes me njeriun që e kishte bartur emrin e saj nëpër udhët e jetës.
Më pas, fjalën e mori autori i dokumentarit, Haxhi Shabani, i cili tregoi se akademik Mehmet Kraja nuk e kishte parë ende filmin që do të shfaqej atë mbrëmje. Ai rrëfeu për jetën, formimin dhe rrugëtimin e tij, duke e përshkruar si një njeri të përkushtuar ndaj dijes, librit dhe krijimtarisë, që nga bankat e shkollës fillore në Ostros, në gjimnazin e Ulqinit e deri në studimet universitare në Prishtinë.
Rrugëtimi i Krajës ishte rrugëtim i një njeriu që librin e kishte bërë pjesë të pandashme të jetës. Me punë, përkushtim dhe talent, ai ndërtoi një karrierë të rëndësishme akademike e letrare, duke u bërë një nga figurat e njohura të kulturës shqiptare. Për gjashtë vjet rresht ai ishte në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa krijimtaria e tij dëshmon një jetë të tërë në shërbim të fjalës, mendimit dhe letërsisë.
Trembëdhjetë romane, pesë përmbledhje me tregime, dhjetë drama, tri vepra me kritikë letrare e publicistikë, si dhe skenarë filmash, përbëjnë një pjesë të veprës së tij të gjerë. Disa nga veprat janë përkthyer edhe në gjuhën malazeze. Haxhi Shabani e cilësoi Krajën si një autor me peshë të veçantë në letrat shqipe, një krijues që ecën me kohën, por që edhe e sfidon atë, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në kulturën tonë.
Pastaj salla u përqendrua në ekran. Dokumentari 55-minutësh, i realizuar me përkushtim e ndjeshmëri artistike, u përcoll me kureshtje dhe vëmendje nga të gjithë. Nëpërmjet rrëfimeve, imazheve dhe kujtimeve, publiku u njoh më nga afër me jetën, veprën dhe botën e një shkrimtari, i cili në krijimtarinë e tij nuk e ndan njeriun nga koha, as jetën nga kujtesa.
Një punë e çmuar e Haxhi Shabanit dhe ekipit të tij, një dëshmi se dokumentari, kur ndërtohet me dashuri dhe përkushtim, mund të bëhet më shumë se një film: mund të jetë një urë ndërmjet brezave, një dritare nga e cila shohim jetën e një njeriu dhe kohën në të cilën ai ka jetuar.
Në përfundim të shfaqjes, akademik Mehmet Kraja u nderua me një mirënjohje nga Bashkësia Lokale e Ostrosit. Ishte një shenjë respekti për veprën e tij, por edhe për lidhjen që ai vazhdon ta ruajë me vendlindjen.
Në fjalën e tij të falënderimit, Kraja shprehu mirënjohjen e sinqertë për Haxhi Shabanin, ekipin realizues dhe sponsorët që mundësuan këtë projekt, si dhe për të gjithë të pranishmit që kishin ndarë kohën për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje.Por, në fjalët e tij, përtej falënderimeve, ndihej edhe pesha e kohës, e përvojave dhe e ndryshimeve që kishin ndodhur në jetën e njerëzve e në shoqëri.
“Vëllezër, tanimë është bërë më mirë se çka qenë, edhe këtu, edhe në Prishtinë. Tani më nuk pres me frikë se kush do të më trokasë në derë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohej se pas këtyre fjalëve qëndron një histori e gjatë, një kohë me ankth, pasiguri dhe përjetime që nuk harrohen lehtë.
Duke folur për krijimtarinë, ai theksoi se shkrimet e çdo shkrimtari apo poeti shpalosin botën e brendshme shpirtërore dhe jetësore. Tregoi se jeton mes Prishtinës dhe Krajës dhe se përpiqet gjithmonë të jetë origjinal në krijimtarinë e tij. Ndoshta pikërisht këtu qëndron një pjesë e rëndësisë së shkrimtarit: në aftësinë për ta shndërruar përvojën e jetës në fjalë, për ta bërë kujtimin letërsi dhe për ta bartur të vërtetën e kohës përmes veprës.
Në fund, një fjali e tij sikur i mblodhi të gjitha ndjenjat e asaj mbrëmjeje, mallin, krenarinë dhe dhimbjen e një vendi që dikur kishte më shumë jetë, më shumë zëra, më shumë hapa nëpër rrugët e tij.
“Kraja e sot, Kraja ime, ka pak njerëz e shumë varre.”
Kjo fjali nuk ishte thjesht një përfundim i fjalës së akademikut. Ishte një psherëtimë e thellë, një fotografi e dhimbshme e realitetit, një thirrje e heshtur për të mos e harruar vendin, njerëzit, shtëpitë dhe rrënjët. Sepse vendlindja nuk është vetëm hapësira ku kemi lindur. Ajo është pjesë e shpirtit, e kujtesës dhe e identitetit tonë. Edhe kur rrugët na largojnë, edhe kur jetën e ndërtojmë diku tjetër, një pjesë e jona mbetet gjithmonë aty, në gurët e pragut, në rrugët e fëmijërisë, në zërat që nuk dëgjohen më dhe në varret që na kujtojnë se koha është e pamëshirshme.
Manifestimi kulturor në Ostros nuk ishte vetëm një përurim i një dokumentari për një shkrimtar. Ishte një mbrëmje e kujtesës, e respektit dhe e dashurisë për Krajën. Ishte dëshmi se kultura i bashkon njerëzit, se vepra e një krijuesi mund ta kapërcejë kohën dhe largësinë, dhe se vendlindja, sado e zbrazur të jetë, vazhdon të jetojë përmes bijve të saj.
Atë mbrëmje, në Ostros, filmi mbaroi, por zëri i shkrimtarit, zëri i Krajës dhe zëri i kujtesës mbetën të gjallë. Dhe ndoshta kjo është fitorja më e madhe e kulturës: të mos lejojë që as njerëzit, as vendet, as historitë e tyre të bien në heshtje.
Në psikologjinë politike shqiptare ekziston një fenomen tejet i çuditshëm: Sa më pak guxim të ketë një politikan shqiptar për të bërë diçka të dobishme për shoqërinë, shtetin dhe atdheun, aq më…
Në varrezat e Joshanicës, në prani të familjarëve, kolegëve, miqve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës, specialist i…
Rendi botëror po kalon një transformim të thellë strategjik. Rivaliteti ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës po përcakton gjithnjë e më shumë drejtimin e politikës, ekonomisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Bota po…
Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të…
Familja Albani i kishte rrënjët në Arbëri, dhe disa prej pjesëtarëve të saj kishin qenë bashkëluftëtarë të afërt të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të…
Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim e shtet ka rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen. Përndryshe, ai që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vetë. Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta…
Duke përcjellë rastin e Jakup Kraniqit, nuk mund të mos ndiej shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si po trajtohet një çështje kaq delikate njerëzore. Ky rast më shtyn të shtroj disa pyetje, jo vetëm si qytetar, por mbi…
Natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa energjia elektrike ndërpritej edhe në sallën e Kuvendit, 61 deputetë votuan masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me rrymë. Për 60 ditë, Kosova është zyrtarisht në…
Ligji që në tetor u votua me 88 vota, si përgjigje e Kuvendit ndaj dënimit të katërshes në Hagë, nuk do të hyjë në fuqi. Të enjten, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Universitetet shqiptare sot duhet t’i bëjnë vetes një pyetje thelbësore, a po prodhojnë dije, shkencë dhe intelektualë, apo thjesht po shtojnë numrin e njerëzve me tituj akademikë? Në disa universitete shqiptare, duket se kemi…
Sjellja politike e qeverisë së Mickoskit ndaj detyrimeve të BE-së është nënçmuese. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, del kundër kushteve të BE-së, duke i kërkuar asaj që, me përfshirjen e…
Në Beograd ndodhen arkiva që mbajnë dy përgjigje të rëndësishme për Kosovën. E para është se ku janë varrosur njerëzit që u zhdukën gjatë luftës. E dyta është nëse komisionerja evropiane që sot…
Ligji për Dhomat e Specializuara, që Kuvendi e kishte miratuar më 6 tetor me 88 vota, nuk e kaloi provën e dytë. Vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula mbeti në fuqi. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Zgjedhja e Aleksandar Čupićit në krye të Kuvendit Popullor të Serbisë, më 19 nëntor 2026, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në konfigurimin e ri politik të vendit. Për herë të parë pas një…
Takimi i parë në histori mes presidentëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë do të mbahet mend më shumë për fotografinë sesa për përmbajtjen. Pas rreth një ore e gjysmë bisedimesh pa këshilltarë në Kylin Villa…
Diktaturë do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga një grup individësh të veshur me pushtet shtetëror. Realisht, në Shqipëri, ky grup i fuqishëm janë politikanët, establishmenti politik i kriminalizuar…
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim në Parlamentin Evropian, pas skandalit me këngën me konotacione nacionaliste “Oj Kosovo, oj Kosovo”, duhet të largohet menjëherë nga ky post i lartë i BE-së. Në vlugun e angazhimeve për ta…
Sot Kuvendi i Kosovës pritet të rrëzojë vetonë e presidentes dhe ta shpallë Ligjin për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që vetë propozuesi i tij e pranon si të mangët. Është ligji që askush nuk e mbron…
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore M142 HIMARS për Shqipërinë, në një paketë të vlerësuar në 210 milionë dollarë. Njoftimi për Kongresin mban datën 17 nëntor dhe nuk…
Katër ditë pranë familjes, pas një kohe të gjatë largësie, një takim i mbushur me lot gëzimi, mall dhe emocione të papërshkrueshme. Ka momente në jetë kur edhe fjalët më të bukura mbeten të vogla…
Deklaratat e fundit të Kremlinit tregojnë se Moska nuk synon ta kufizojë çështjen e Ukrainës vetëm në përfundimin e luftës, por kërkon edhe rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane. Kjo është një…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se një çerek shekulli, kanë mbetur të zhgënjyer dhe të frustruar nga subjektet politike, liderët dhe elita politike. Për më shumë se dy dekada, partitë tradicionale…
Kur do të shqyrtojë BE-ja “doktrinën antishqiptare” të Serbisë? Pse ia mbajnë zhagun Serbisë me këtë heshtje të vazhdueshme? Pse trumbetojnë përpara nesh dhe vetëvetes se sjelljet antishqiptare të Serbisë…
Kur një shtet i vogël kërkon njohje ndërkombëtare, ndërsa institucionet e tij më të larta politike dhe shkencore nuk e bëjnë të qartë peshën ndërkombëtare të përfaqësuesve të tyre, lind një pyetje…
Për më shumë se tri vjet, Millan Radoiçiq jetoi i lirë në Serbi, me pasaportë të sekuestruar dhe me detyrimin për t'u paraqitur në polici dy herë në muaj. Të martën, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi…
Gjykata e Lartë në Beograd caktoi të martën paraburgim dhe urdhëroi shpalljen në kërkim të Millan Radoiçiqit, njeriut që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023….
Shqiptarët në Ballkan po kalojnë një periudhë të rëndësishme të transformimeve politike, shoqërore dhe gjeopolitike. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, qytetarët…
Republika në Shqipëri nuk është ligj e drejtësi për qytetarin, as për shtetin dhe as për publikun. Republika në Shqipëri është regjim ku fuqia, liria, arroganca, korrupsioni, paraja e tradhtia, zullumi e hajnia janë të drejta…
Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë. Radoiçiqi, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL,…
Të ndërtosh një shtet demokratik nuk do të thotë thjesht të rrëzosh një sistem politik, të ndryshosh flamujt, simbolet, institucionet, ligjet apo emrat e drejtuesve. Këto janë vetëm shenjat e jashtme të një transformimi….
Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në vende të ndryshme, krijojnë një kontrast që nuk mund të kalohet në heshtje. Pikërisht kjo po ndodh sot me Kosovën. Në njërën anë, në Presidencën e…
Kryeministri, Edi Rama, është nderuar ditën e hënë në Bruksel me çmimin “CER Lord Jakobovits”. Çmimi i është akorduar nga Konferenca e Rabinëve Europianë dhe arsyetohet me kontributin e kreut të ekzekutivit të…
Në jetën politike dhe shoqërore ekziston një dallim i rëndësishëm ndërmjet përkatësisë partiake dhe angazhimit për interesin e përgjithshëm. Jo çdo njeri që dëshiron të kontribuojë për vendin duhet…
Në një intervistë për “Bota Sot”, Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka sqaruar zhvillimet e pritshme pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së,…
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të regjistruar në Uashington, Kosova ka rikthyer një zë profesional në kryeqytetin amerikan. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lidhur kontratë njëvjeçare me…
Gjykata Speciale në Hagë e shpalli sot ish-presidentin Hashim Thaçi fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj…
Spanja, njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, deklaroi të hënën në Bruksel se nuk do ta pengojë afrimin e saj me BE-në. Në të njëjtin forum, presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi përfaqësojnë një nga kthesat më të rëndësishme politike në historinë e saj bashkëkohore. Fitorja e Listës Studentore, e cila siguroi 140 nga 250 mandatet parlamentare,…
Më 16 nëntor 2026 nisi punimet Forumi i Dytë i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Ky Forum u zhvillua nën temën, më shumë propagandistike sesa…
Sot është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së re të Parlamentit të Serbisë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, Lista Studentore në Serbi arriti të sigurojë 53,01%…
Letër publike drejtuar Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos E nderuar zonja Kos, Në mbrëmjen hapëse të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, në…
Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime me qëllim fitimin e një avantazhi.Korrupsioni (fjalë për fjalë: prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfetet, kërcënimet, zhvatja,…
Qeveria e Kosovës vendosi të hënën të ndalojë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë seli, kompani amë ose pronarë të lidhur me Serbinë. Vendimi është përgjigje ndaj…
Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel i tejkalon kufijtë e një skandali kulturor, duke treguar se kjo është një çështje politike dhe e…
Më 15 nëntor 2026, në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, interpretimi instrumental i këngës “Oj Kosovo, Kosovo” krijoi një kundërthënie ndërmjet mesazhit të…
Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, dhe për herë të parë pas 14 vjetësh shumicën nuk e ka kampi i Aleksandar Vuçiqit. Lista Studentore hyn në sallë me 140 nga 250 deputetë…
A mund të quhet promovim i bashkimit të kulturave evropiane një koncert ku interpretohet melodia e një kënge serbe që Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë dhe përcjell mesazhe nacionaliste e pretendime territoriale ndaj shtetit të…
Kosova mes anonimitetit ndërkombëtar dhe inflacionit të titujve institucionalë
Nevoja dhe sfidat e një subjekti të ri politik te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
“Antishqiptarizmi” i Serbisë nuk zhduket pa bashkimin e kombit tonë!
Evropa përballë sfidës ruse: Siguria nuk mund të negociohet pa Evropën
Kraja, ku zëri i shkrimtarit takon kujtesën e vendlindjes
Samiti i Shenzhenit dhe rendi i ri botëror – Çfarë rrezikon Kosova dhe Ballkani?
Profeti im, Gjergj Kastrioti
Në Joshanicë të Klinës iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Modelja shqiptare Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit. E veshur me një bluzë elegante…
Katie Price raportohet se ka filmuar përmbajtje topless për platformën OnlyFans, ndërsa ishte e prangosur me deputeten e…
