KPK-ja shkarkon Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Blerim Isufajn
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar sot Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas burimeve të KosovaNews vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur për të diskutuar lidhur me punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale.
Mbledhja e sotme e KPK-së u zhvillua pas diskutimeve të mëhershme lidhur me punën e Prokurorisë Speciale. Në mbledhjen e 2 shtatorit, KPK-ja kishte refuzuar miratimin e raportit të punës së kësaj prokurorie për vitin 2025.
