Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës
Me gjashtë vota për dhe tri kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar propozimet e grupit punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Komisioni nuk e ka miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda. Me këtë votim, komisioni ka miratuar propozimet e grupit punues lidhur me projektligjin, i cili synon krijimin e mekanizmit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
