TË FUNDIT

“Lotë krokodili” për pronën e shtetit e të privatit!?

Prej një kohe të gjatë, sidomos në "epokën e demokracisë e të kapitalizmit" alla PS, ndeshesh, njihesh, debaton me plot politikanë, pushtetarë, zyrtarë, qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë "të majtë", domethënë krejt hapur apo ca fshehtas, enveristo- edramistë, që të bëjnë për të qeshur dhe vjellë, kur lëshojnë deklarime dhe thirrje të pasinqerta mbushur me keqardhje apo dhimbje të pasinqertë apo sa për sy e faqe shefash, për pronën dhe pasurinë e shtetit; për dëmet në buxhetin e shtetit…! Për ta bërë më të besueshëm shqetësimin dhe hallin e tyre këta “engjëj mbrojtës” të pronës shtetërore apo të përbashkët, sipas sloganeve propagandistike, kapen fort dhe fryjnë me të gjitha bulçitë dëmtimet që duheshin shmangur a kufizuar ndjeshëm në biznese private, të mirëfillta mbijetese familjare e jo për pastrim milionash, nëse do të tregohej më tepër vigjilencë ndaj të infiltruarve të fshehtë qeveritarë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë!? Janë po këta që njëkohësisht shprehin pandjeshmëri apo zemërgjerësi pa kufi ndaj dhjetëra, qindra, milionëve lekëve dhe eurove që u marrin nën dorë apo nën dosje, edhe për një punë të rëndomtë, zgjatur me muaj e vite, qytetarëve nëpër zyra ministrish dhe drejtorive të përgjithshme; gjykatash, prokurorish, noterishë; komisariatesh policie; hipotekash dhe kadastrash; doganash, tatim- taksash..

.Por, edhe në klinika dhe salla të spitaleve shtetërore…, me zarfa të mëdhenj e të rëndë, edhe për një operacion bajamesh, apandesiti, majasilli, synetllëku…, duke i bindur për ditë e më tepër shumicën e shqiptarëve se në këtë vend do të gëzojnë "shëndetësi falas", siç u ka premtuar shpesh kryeministri Edi Rama dhe ministreshat e tij të shëndetësisë, vetëm pas vdekjes, kur të jenë nën dheun e varreve…!? Edhe këto ditë protestash, kryesisht në Tiranë, kësaj kopeje njerëzore u vjen më tepër keq për ca kosha plehërash, semaforë, xhama bankash, pllaka bulevardesh dhe trotuaresh… se sa për plagët dhe dhimbjet që ndjejnë në trupa e shpirtra dhjetëra djem e vajza protestues dhe prindër e profesorë të tyre! Për më tepër, kur këta mijëra studentë nuk protestojnë nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës për më shumë luks e qejfe për vete, por për Shqipëri ndjeshëm më të mirë dhe qeverisje tejet më njerëzore dhe shqiptare; për shtet ligjor më të fortë dhe për korrupsion ndjeshëm më të pakët, me kushtin e panegocieshëm, pa Edi Ramën kryeministër…!

Domethënë, për kushte shumë më të mira jetese dhe studimi si dhe nivel më të lartë e bashkëkohor arsimimi, profesionalizimi, edukimi…! Natyrisht, edhe pse po përkojnë në kohë me protestat në Spanjë, Francë, Gjermani, Itali, Rumani…, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Shqipërisë nuk po i kërkojnë Rama- qeverisë akte të palogjikshme e të tepërta, të panjohura e të pamundshme për tu kuptuar dhe realizuar. Me humor, nuk po i kërkojnë qiqra në hellë apo kryevepra në pikturë e në qeverisje. As mjaltë nga mizat e kuajve apo nga ato nën urat e Lanës. As ndonjë apartament pa qira nga ato rreth 300 që thuhet se ka Linda Balluku dhe as një shishe verë nga ato të Ergys Agasit…As standardet e pagave, pensioneve, bursave; të jetesës e të studimeve të studentëve protestues tepër më të dhunshëm në Paris, Marsejë e Lion; në Milano e Romë; në Berlin e Koln; në Madrid dhe Barcelonë; në Bukuresht…!

Merret me mend se edhe enveristo- edramistët e Shqipërisë i kanë të bollshme pamjet dhe informacionet nga protestat në vendet kryesore të Europës Perëndimore apo Kapitaliste si dhe në Rumani, sepse i shohin live e pas pak orësh, me apo syza, nëpër ekrane televizionesh dhe në gazeta! Në këto vende protestat janë zhvilluar me pjesëmarrje disa fish më të lartë dhe me dhunë tejet më të madhe e me viktima më të shumta se sa protestat në Shqipërinë me popullsi disa fish më të pakët. Është për të theksuar apo evidentuar se protestat në Tiranë janë karakterizuar apo shqiptarizuar nga plot të infiltruar qeveritarë, shqiptarë e të huaj, futur mes të rinjve protestues, me pagesa të larta, deri në 2500 euro, si bonus për atë që është më i dhunshëm apo më i pashpirt me protestuesit që i dalin para apo i bien në duar e nën këmbë. Por, sipas mendjeve të gjase majtistëve shqiptarë, të parinovueshëm dhe të pandryshueshëm prej 82 vitesh, studentët francezë le të bëjnë çfarë të duan me shtetin, ekipin qeveritar dhe me presidentin e vet, Emmanuel Macron!?

Veç studentët shqiptarë le të vazhdojnë të protestojnë edhe qindra e mijëra ditë të tjera krejt paqësisht apo si në një shëtitje mbrëmjeje. Edhe duke pranuar dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe ngrohur karriget që ua bën gati ai, me duart e tij, edhe pse, gjatë gjithë karrierës së tij në politikë dhe qeverisje ka treguar se është unikal, sepse di vetëm të flasë apo dialogojë me vete, në edramisht dhe jo në SHQIP dhe DEMOKRATISHT! Përveç këtyre, që deri më sot, ka dëshmuar se “nuk njeh në shqip” fjalën, konceptin, praktikën, traditën “DORËHEQJE”, përdorur edhe në këta 26 vjet në raste të panumërt, sidomos në vende me demokraci të vërtetë e funksionale, me parlamentarizëm dhe drejtësi të mbështetur fort tek kushtetutat, rigorozisht të zbatueshme e jo si libra e letra mbi tavolina gjykatësish, prokurorësh, deputetësh…!

Domethënë, sipas mendjeve dhe këshillave të “të majtëve” të mykur apo të ndryshkur, protestat e ardhshme bëjnë mirë të zhvillohen si ato 135 të shkuara, paqësisht, duke i përshëndetur policët e partisë dhe të qeverisë së Edi Ramës, vëllazërisht e miqësisht!? Përse jo, edhe duke u hedhur si dhurata lehtë, pa u shkaktuar ndonjë dhimbje, tufa me lule, mandarina, çokollata, pako biskotash…Ndërsa vajzat, me duart e zemrave në buzë, puthje të ngrohta…!? Këto "shqetësime fjalareske për pronën e shtetit", edhe nga plot që e kanë vjedhur në forma e rrugë korruptive, si e sa kanë pas dëshirë e mundësi, fshehur në depozita nëpër bankat më të sigurta të botës e të parajsave fiskale apo "pastruar" si komplekse vilash, pallatesh, si kulla, resorte turistike…, të provokojnë njëherazi një lëmsh ndjesish negative! Përçmim, përbuzje, neveri, urrejtje…

Edhe dëshirën për t'i pështyrë në fytyrë, për partishmërinë socialiste 82 vjeçare kaq të pashpirt, të paskrupullt, të pasinqertë, të paturpshme, të pandryshueshme, edhe pse për të paktën 70 vjet, qeverisjet e partisë dhe kryeministrave të tyre të zemrës e kanë lënë Shqipërinë edhe në tetor 2026 aty ku e morën më 29 nëntor 1944, të fundit në Europë e ndër të fundit në botë për treguesit dhe standardet e zhvillimit, mirëqenies, të demokracisë, drejtësisë, shtetit ligjor e social funksional, të integrimit në BE dhe të parën vetëm për plot të këqija…!

Ah, për pak desh harrova, pas 2-3 mandatesh të tjerë të kryeministërllëkut të Edi Ramës, mund ta katandisin Shqipërinë të mpakur e mplakur nga emigracioni, sëmundjet, vdekjet…, gjithnjë e më të vogël për nga popullsia, deri në 1 milionë banorë, duke iu afruar kështu shifrës së popullsisë, më 29 nëntor 1944 dhe duke i mbushur vendet e SHQIPTARËVE me afro-aziatikë e nga anë të tjera të botës, të afërta e të largëta. Kjo “hemorragji e pandalshme demografike”, ky erozion, në mënyrë figurative, shtyn shumëkënd nga SHQIPTARËT të mendojë e thotë se nën qeverisjet e PKSH-PPSH-PSSH e “nën udhëheqjen afërpamëse” dhe “mendjemjegullt” të kryetarëve të saj, gjatë 70 apo 82 viteve, nuk “kemi marshuar nga fitorja në fitore”, siç na kanë mashtruar “udhëheqësit tanë legjendarë e globalë”, por jemi endur si buajt, kuajt, pelat, gomerët…në lëmenj. Për më keq e për dreq, duke mos bluar grurë, elb, tagji…vendi…, sepse na vijnë, pas shumë vitesh magazinimi dhe “vizitash” nga minjtë, mizat, krimbat…, nga Serbia, Maqedonia dhe nga vende të tjerë të ish Lindjes së kuqe…!

Disa vite më parë, në një emision televiziv debati, një analist iu drejtua një politikani me pyetjen se përse nuk merrni shembull nga universiteti, për sa u përket zgjedhjeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet…

Më në fund u shfaq edhe Aleksandër Vuçiq në krah të Edi Ramës. Kohë të vështira për të dy autokratët e Ballkanit Perendimor. Modeli i përbashkët i qeverisjes i bëri ata gjithashtu bashkëpunëtorë, si dhe…

Një qeveri meriton të përgëzohet për arritjet e saj, por asnjë arritje nuk ia shlyen përgjegjësinë për dështimet në fusha të tjera. Mbështetja qytetare bëhet ushqyese e vetëkënaqësisë kur suksesi në…

Ligji që u prezantua si mbështetja më e fortë institucionale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë u kthye të enjten në Kuvend. Kërkesën e bëri vetë partia që e kishte sponsorizuar. Në më pak se një…

Asnjëherë më parë, që nga Lufta e Dytë Botërore, siguria globale e planetit nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e destabilizuar sesa sot. Ka kohë që rendi botëror ka dalë nga binarët dhe pothuajse nuk ka mbetur asnjë…

Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë Putinit deklaroi diçka që kushdo qe e lexonte do te shqetesohej me ngjashmerine e levizjeve kundër shtetit shqiptar dhe pikërisht në kohën kur Shqipëria po afrohet sa më shumë me integrimin…

A është e nevojshme që populli ta dijë të vërtetën për ish-udhëheqësit politikë, ushtarakë dhe shtetërorë që po gjykohen në Hagë? Kundërshtimi ndaj Gjykatës Speciale në nivel shtetëror, apo…

Për Hegelin diplomacia mund të kuptohej përmes konceptimit të tij të shtetit, historisë dhe marrëdhënieve midis fuqive. Hegeli nuk ka zhvilluar një "teori të diplomacisë" në kuptimin bashkekohor, por filozofia e tij politike…

Përballë sfidave me të cilat po përballet rinia shqiptare, indiferenca nuk duhet të jetë një alternativë. Shqetësimi për zbehjen e shpresave, pasigurinë për të ardhmen dhe vështirësitë për të ndërtuar…

Gjithë periudhën kohore të cilën rëndom e quajmë tranzicion edhe pse po i afrohet në kohëzgjatje periudhës komuniste, duke mbërritur aktualisht në më shumë se 2 / 3 e saj, më qëlloi t’a jetoja në moshën…

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) vizionari i parë i madh i integrimit dhe mbrojtësi monumental i vlerave të përbashkëta perëndimore. Ai përfaqëson kushtetutën shpirtërore të kombit arbëror – atë busull që na…

Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t'i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për…

Protesta është një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ajo u jep qytetarëve mundësinë të kundërshtojnë padrejtësinë, të kërkojnë llogaridhënie dhe të reagojnë ndaj…

Në Shqipëri, titulli i profesorit dhe pozita drejtuese në universitet nuk kanë qenë gjithmonë pasqyrim i kontributeve shkencore, i meritës akademike dhe i autoritetit intelektual. Përkundrazi, në jo pak raste, karriera universitare është…

Lloj-lloj fabrikimesh kanë dhënë Edi Rama, njerëzit e tij, si dhe mediet pranë qeverisë së Tiranës për ndikimin e huaj në motivimin e studentëve dhe rinisë shqiptare për të protestuar. Iranianët, rusët, serbët,…

Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në…

Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do…

Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë…

Zhvillimet e ditëve të fundit përbëjnë kulmin e një pakënaqësie të thellë, e cila prej vitesh është akumuluar te brezi i ri shqiptar, veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që nuk pranojnë më…

Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do…

I nderuar zoti President, Kur Shqipëria përballet me tensione politike, përplasje dhe akte dhune e shkatërrimi, qytetarët kanë të drejtë të pyesin, ku janë institucionet dhe çfarë po bëjnë ato për ta ndihmuar vendin…

Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Siç dihet deri më tani, kjo…

Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…

Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga…

Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend botëror në të cilin Rusia do të bëhej një nga qendrat kryesore të pushtetit, në kundërshtim me dominimin amerikan dhe me vlerat liberale të…

Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar kanë nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Në një intervistë…

Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…

Kriza politike, interesat gjeopolitike dhe rreziku që përçarjet e brendshme të dobësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria po përballet me një krizë që ngre pyetje të rëndësishme për…

Nuk thuhet kot se në këtë botë, ajo që bën, edhe do të të kthehet. Në shekujt XIX dhe XX, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të…

Propozimligji për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) me Agjencinë e Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut hap një debat thelbësor për të ardhmen e institucioneve të sigurisë, përqendrimin e kompetencave dhe…

Roli i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës politike shqiptare duhet shqyrtuar përtej polemikës së zakonshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Një qeveri demokratike nuk ka detyrimin t’i pranojë të gjitha kërkesat e protestuesve, por ka…

Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, që u miratuan në mesnatën e 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës, u bënë me nguti, në mënyrë amatoreske, pa konsultime me subjekte relevante dhe pa…

Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk…

Edi Rama tha përafërsisht këtë: Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani. Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska…

Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë sonë. Fija e përbashkët që përshkon hulumtimin e saj është se zhvillimi i demokracisë sonë buron nga frika nga pushteti i popullit….

Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë; është fitore kundër tradhtisë, hajdutërisë dhe…

Fatkeqësisht, protestat që nuk kanë organizim të qartë, strukturë të mirëfilltë dhe vizion të përcaktuar politik mund të shndërrohen në terren ideal për njerëzit e paskrupullt, të cilët, nën maskën e…

Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga…

Të dashur vëllezër dhe motra në Shqipëri, Po ju drejtohem nga Kosova, me zemër të shqetësuar dhe me dhimbje të sinqertë për gjendjen nëpër të cilën po kalon Shqipëria jonë. Ajo që po ndodh përtej…

1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë…

Kot lodhesh të imitosh të tjerët. Kot përpiqesh të kopjosh gjeste, të përsërisësh skenarë dhe të shfaqesh sikur ende e ke situatën nën kontroll. Koha kur mund të fshiheshe pas fasadave, propagandës dhe njerëzve…

Protestat studentore janë ndër format më domethënëse të mobilizimit qytetar në shoqëritë moderne! Ato nuk shprehin vetëm pakënaqësinë ndaj politikave arsimore, kostos së studimeve apo kushteve të jetesës, por mund…

I dashur Eminencë Kardinal Ernest Simoni – Troshani, i dashur Dom Pjetër, të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra: Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal të Ernest Simon-Troshanit,…

Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe…

Në një shoqëri demokratike, protestat janë një e drejtë legjitime e qytetarëve, përmes së cilës ata shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të caktuara, kundërshtojnë vendimet e pushtetit dhe…

Kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas Hamzës? Flet Ramiz Lladrovci

Dugini dhe restoranti i kaosit: Fashistë, komunistë dhe fanatikë në të njëjtën tryezë

Kush ka fjalën e fundit për Specialen: Kuvendi apo gjykata?

Në Tiranë përleshje civilizimesh për rendin e ri botëror

"Lotë krokodili" për pronën e shtetit e të privatit!?

Protestat studentore në Shqipëri meritojnë Çmimin Nobel për Paqe

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme: rreziku që vjen nga brenda

Universiteti, një pasqyrë e hidhur e politikës!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja e njohur Jenna Ortega ka zbuluar se nuk i shikon filmat e saj dhe as nuk lexon vlerësimet e kritikëve për punën e saj,…

Aktorja Sydney Sweeney ka postuar një foto të re ku shihet duke rruar fytyrën me një reçipeta shumë të vogla….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *