TË FUNDIT

Juventusi vlerëson paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Cagliarit me një fjali

Juventusi ka veçuar paraqitjen e Edon Zhegrovës në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit, në kuadër të Serie A.

Ylli i Kosovës u inkuadrua në pjesën e dytë dhe tentoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me lëvizjet dhe aksionet e tij në fazën ofensive.

“Edoni solli shkëndijën” – ishte mesazhi që klubi torinez publikoi në rrjetet sociale, duke vlerësuar ndikimin e reprezentuesit kosovar pas hyrjes në fushë.

View this post on Instagram A post shared by Juventus (@juventus)

Para se të futej kosovari në lojë rezultati ishte 1-0 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë futja e Zhegrovës dhe Kerim Alajbegovic, i dha jetë lojës së Zonjës së Vjetër.

Zhegrova kishte pesë goditje në portë, ndërsa boshnjaku Alajbegovic asistoi te goli i Kolo Muanit që erdhi deri në fund.

Megjithatë, Juventusi nuk arriti të siguronte fitoren edhe përkundër rasteve dhe iu desh të kënaqej me vetëm një pikë nga kjo ndeshje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *