Ministri Shasivari në Kumanovë: Një mbrëmje krenarie dhe bashkimi kombëtar
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë sonte në manifestimin qendror të festimeve të 28 Nëntorit në Kumanovë, ku qytetarë të shumtë u bashkuan në një atmosferë festive, të mbushur me emocione dhe krenari kombëtare. Nën tingujt e këngës shqipe, mes flamujve kuqezi dhe entuziazmit të qytetarëve, Kumanova u shndërrua në një vendtakim të festës, identitetit dhe traditës shqiptare. Ministri Shasivari ndau me qytetarët emocionet e kësaj mbrëmjeje, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen, pjesëmarrjen dhe atmosferën e veçantë. Pas disa ditësh aktivitetesh kulturore dhe festive, Kumanova shënoi përmbylljen e festimeve të 28 Nëntorit me një mesazh të qartë: krenaria për identitetin kombëtar, ruajtja e traditës dhe bashkimi rreth vlerave kombëtare.
