TË FUNDIT

“Jemi këtu për ta fituar Ligën Premier, harrojeni zhurmën”, Maresca mesazh të qartë lojtarëve

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka tentuar t’i motivojë futbollistët e tij përpara një serie vendimtare ndeshjesh, në një periudhë kur klubi po përballet me pasiguri për të ardhmen për shkak të çështjes financiare në Ligën Premier.

Sipas gazetës angleze “Daily Mail”, trajneri italian u ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë lojtarëve gjatë një takimi të shkurtër, duke u kërkuar që të mos shpërqendrohen nga zhvillimet jashtë fushës.

“Harrojeni gjithë zhurmën. Ne jemi këtu për ta fituar ligën. Le të shkojmë dhe ta fitojmë ligën”, raportohet të ketë thënë Maresca para skuadrës.

Raporti shton se sipas një burimi nga dhoma e zhveshjes, toni i vendosur dhe mënyra se si trajneri e përcolli mesazhin kanë pasur ndikim pozitiv te futbollistët, të cilët thuhet se janë të gatshëm të luftojnë së bashku për objektivat e klubit.

Megjithatë, Manchester City vazhdon të përballet me një çështje të rëndësishme jashtë fushës. Klubi ka apeluar gjetjet e komisionit të pavarur lidhur me 115 shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier.

Sipas raportimit, seanca e apelit pritet të mbahet para pragut të Krishtlindjeve, megjithëse ende nuk është caktuar një datë e saktë./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *