“I përkorë, modest e me integritet” – Balaj portretizon profesorin Bekim
Analisti Labinot Balaj ka ndarë një rrëfim për njohjen e tij me profesorin Bekim, duke e vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e tij.
Balaj e përshkruan Bekën si të përkorë, modest, të përgjegjshëm dhe me integritet, ndërsa e cilëson si njeri punëtor, të artikuluar, të thellë dhe erudit.
Ai thekson gjithashtu se Beka është familjar i disa pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe i disa dëshmorëve të luftës së fundit.
“Manifestim praktik i sintezës dije-moral”, shkruan Balaj për të.
Postimi i plotë:
Anipse ishim njoft prej distance, asnjehere deri me ate dite s’kishim pas rastin me pi kafe. Ne takim, per kurtuazi, na prezantoi te njeri i trete, i njejti person qe ishte edhe sebep per takimin tone.
Njezeri iu kthyem ‘prezantuesit’: Po, po, njihemi.”
E, une e vijova: “Profesorin e njoh prej kater burimeve te ndryshme, por qe te katerta burime respektive korrespondojne ne tablon qe ma kane dhane per figuren e tij. Tash, sa here qe e takoj profesorin, qofte edhe ne takime te percipta, ai i demonstron pikerisht ato tipare qe ia kishin pershkru njerezit qe me kishin fol per te: i perkor, modest, i pergjegjshem; njeri me integritet, puntor, i artikulum, i thelle e erudit; manifestim praktik i sintezes dije-moral.
Krahas faktit qe osht familjar i disa ushtareve te UÇK-se, Beka osht edhe familjar i disa martireve te luftes se fundit.
