TË FUNDIT

Hap llogari bankare 100% online me NLB, direkt nga telefoni

Të bëhesh klient i NLB-së tani është më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Përmes aplikacionit mobil NLB mKlik , klientët e rinj mund ta hapin llogarinë bankare 100% online , pa pasur nevojë të vizitojnë bankën.

I gjithë procesi realizohet direkt nga telefoni, nga aplikimi dhe verifikimi i identitetit, deri te nënshkrimi digjital i kontratës.

Gjithçka fillon në NLB mKlik

Procesi i hapjes së llogarisë është krijuar për të ofruar një eksperiencë sa më të thjeshtë dhe digjitale. Klienti shkarkon aplikacionin NLB mKlik , ndjek hapat për hapjen e llogarisë, verifikon identitetin dhe përfundon aplikimin online.

Pas përfundimit të procesit, klienti ka qasje në llogarinë dhe kartelën digjitale, duke i pasur shërbimet kryesore bankare në dispozicion direkt nga telefoni.

1 vit falas për llogaritë e hapura online

Në kuadër të kampanjës aktuale, klientët që hapin llogarinë online deri më 31 dhjetor 2026 përfitojnë 1 vit falas.

Oferta përfshin llogarinë rrjedhëse, llogarinë e kursimit, kartelën digjitale, SMS Top Up dhe NLB mKlik Mobile Banking, duke u mundësuar klientëve t’i menaxhojnë financat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe digjitale.

Tërheqje në ATM pa pagesë deri në fund të vitit

Një tjetër përfitim i kampanjës janë tërheqjet e parave në ATM pa pagesë deri më 31 dhjetor 2026, duke e bërë përdorimin e shërbimeve bankare edhe më praktik.

Me mundësinë e hapjes së llogarisë 100% online, nuk është më e nevojshme që klientët ta përshtatin ditën e tyre për një vizitë në bankë. Procesi mund të fillojë dhe të përfundojë nga telefoni, kudo që ndodhen.

Shkarko NLB mKlik, hape llogarinë 100% online dhe bëhu klient i NLB-së direkt nga telefoni.

Thjesht. Shpejt. 100% online.

Për më shumë informata rreth hapjes së llogarisë dhe kushteve të kampanjës, vizito faqen zyrtare të NLB-së: https://www.nlb-kos.com/sq/klientet-individual/llogarite-dhe-pakot/hap-llogari-online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *