Kush janë komandantët e UÇK-së që i shkuan Gecit në llaushë
“Bekë, a je qu, a ke mujtë?” – Komandantët e UÇK-së bëhen bashkë në Llaushë, zbulohet pllaka në shtëpinë e Sabit Gecit
Në Llaushë janë bërë bashkë disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një aktivitet përkujtimor ku është zbuluar pllaka në shtëpinë e Sabit Gecit, një vend me rëndësi në historinë e luftës së UÇK-së.
Pikërisht nga kjo shtëpi ishte nisur rruga drejt daljes publike të disa prej figurave të njohura të UÇK-së, përfshirë Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn.
Momenti është shoqëruar edhe me emocione dhe kujtime nga e kaluara, ndërsa në videon e publikuar dëgjohet edhe shprehja: “Bekë, a je qu, a ke mujtë?”, që i jep këtij takimi një dimension të veçantë historik dhe emocional
KLIKO KETU – Video ekskluzive
