TË FUNDIT

Transformohen fushat “Arben Zeka” në Pejë, Arifi: Pamje fenomenale

Fushat e tenisit “Arben Zeka” në Pejë kanë pësuar transformim, për të cilin trajneri i tenisit, Kreshnik Arifi, ka shprehur kënaqësinë e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka publikuar pamje nga fushat e rikonstruktuara, duke thënë se transformimi është realizuar në kohë të shkurtër.

“Fushat e tenisit ‘Arben Zeka’ me pamje fenomenale. Transformimi u arrit në kohë rekorde”, ka shkruar Arifi.

Në emër të Klubit të Tenisit Peja, Federatës së Tenisit të Kosovës dhe komunitetit të tenisit në vend, ai ka falënderuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtoreshën Xhenet Syka, drejtorin Agron Nikçi dhe të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

“E gëzofshim të gjithë së bashku!”, ka shkruar Arifi.

Ai ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën e tenisit pritet të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, duke iu referuar shprehjes së këngëtares Dua Lipa: “Po na rritet rrethi”. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *