Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt
Më 7 nëntor 2024 ishte vendosur gurthemeli për ndërtimin e ndërtimin e objektit të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit në Skenderaj, ku në njoftimin e komunës thuhej që ky ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, ku si i tillë i ka munguar qytetit. Por kur jemi një vit e gjysmë pas, punimet kanë ngecur plotësisht.
Veriu.info ka gjetur se kontrata për ndërtimin e të Bibliotekës dhe Muzeut në mes të autoritetit kontraktues (Komunës së Skenderajt) dhe operatorit ekonomik që ka fituar tenderin, është nënshkruar tek më 21 maj 2025 në vlerë prej 2.1 milionë.
Kjo nënkupton se kjo procedurë tenderuese ka qenë e parapërgatitur se kujt t’i jepet, ndërsa procedura e prokurimit janë zhvilluar sa për ‘sy e faqe’.
Në fotot e publikuar në momentin e vendosjes së gurthemelit, shihet se krahas logos të Komunës së Skenderajt, në anën e djatht është logo e punëkryerësit “Oil Petrol” që është emri tregtar i kompanisë së pompave të derivateve të naftës “O.P ING A SH.P.K.” me pronar Arton Musliu.
