TË FUNDIT

Gjinovci sqaron deklaratën për Donika Gërvallën, zbulon çfarë po e mban gjallë dhunën ndaj grave në Kosovë

Vrasja e 27-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe trajtimin e rasteve të raportuara më herët. Krahas kërkesave për përgjegjësi institucionale, debat është zhvilluar edhe për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, të cilat u shpërndanë në një video të shkëputur nga konteksti i diskutimit parlamentar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci, i cili përmes një shkrimi ka sqaruar se fillimisht kishte besuar interpretimin e videos së ministres Gërvalla, por pas konferencës së saj për media kishte kuptuar se deklarata ishte shkëputur nga konteksti i debatit me deputeten Time Kadriaj.

Gjinovci thotë se ministrja, sipas sqarimit të dhënë në konferencë, nuk kishte pretenduar se Arlinda Zekaj ishte ankuar në Qeveri, por po i përgjigjej deklaratës së deputetes Kadriaj. Sipas tij, mungesa e kontekstit në raportimet mediatike kishte ndikuar që një pjesë e publikut ta interpretonte gabimisht deklaratën.

Ai pranon se edhe vetë kishte rënë pre e këtij interpretimi, duke kritikuar mediat për mënyrën se si e kishin paraqitur videon dhe duke theksuar se debati publik ishte larguar nga problemi kryesor: përgjegjësia institucionale dhe mendësia patriarkale.

“Ka disa ditë që e kam besuar videon e Donika Gërvallës duke folur krejt pa takt, se si Arlinda Zekaj po të ishte ankuar në Qeveri, ndoshta nuk do të kishte përfunduar gjithçka tragjikisht për të. Duke e njohur nivelin intelektual të Donika Gërvallës, nuk ma rrokte si kishte mundur të thoshte diçka aq pa takt, aq pa shije dhe aq pa lidhje. Natyrisht, unë e kam parë vetëm videon e shpërndarë, ku ajo me zë dhe figurë i thotë ato fjalë” , shkruan Gjinovci.

Ai shton se pas sqarimit të ministres ka kuptuar se pjesa e shpërndarë ishte reagim ndaj një deklarate të deputetes Time Kadriaj, ndërsa ky kontekst, sipas tij, nuk ishte përcjellë në mënyrë të plotë nga mediat.

“Ky kontekst i diskutimit mes deputetes dhe ministres ka munguar komplet. Nuk e di që ndonjë media e ka dhënë kontekstin. Mediat e kanë paraqitur sikur Donika Gërvalla pikërisht në atë moment është çuar të flasë gjëra pa lidhje. Qindra e mijëra statuse kundër Donika Gërvallës me lloj-lloj fyerjesh në to, dhjetëra reagime të aktivistëve dhe figurave publike, të cilët ndoshta si unë nuk e kanë ditur kontekstin”, thekson ai.

Megjithatë, Gjinovci nënvizon se sqarimi i kësaj çështjeje nuk duhet të zhvendosë vëmendjen nga përgjegjësia që institucionet duhet të mbajnë për rastet e dhunës ndaj grave. Ai kërkon që përgjegjësia, dorëheqjet, shkarkimet dhe ndëshkimet të shoqërohen me arsye dhe me ndryshime konkrete në funksionimin e institucioneve.

Në këtë drejtim, aktivisti propozon krijimin e një doktrine institucionale kundër mendësisë patriarkale, e cila, sipas tij, duhet të përcaktojë qartë përgjegjësinë e secilit person që ndihmon, përkrah apo hesht përballë dhunës në familje.

“Ky është momenti që vetë institucionet t’i shpallin luftë mendësisë patriarkale brenda tyre. Duhet një doktrinë institucionale antipatriarkale për ta mbrojtur gjysmën e popullsisë, gratë, nga dhuna. Ajo doktrinë duhet t’i ndajë qartë kategoritë shoqërore nga kategoritë penale gjatë zbatimit të procedurave institucionale, sidomos në ato penale. Nëna, babai, vëllai, motra janë kategori shoqërore, ndërsa përpara procedurës penale ka vetëm kryes të veprave penale, bashkëkryes të veprave penale, moslajmërues të veprave penale dhe viktima”, shprehet Gjinovci.

Ai kërkon që edhe familjarët që përkrahin dhunuesit, ushtrojnë presion ndaj viktimave apo ndihmojnë në kryerjen e veprave penale të trajtohen sipas përgjegjësisë së tyre, pa marrë parasysh lidhjen familjare me autorin e dhunës.

Gjinovci e zgjeron përgjegjësinë edhe te fqinjët, duke argumentuar se heshtja përballë dhunës së vazhdueshme nuk duhet të trajtohet si çështje private familjare. Sipas tij, institucionet duhet të hetojnë rrethanat dhe të vlerësojnë përgjegjësinë e personave që mund të kenë qenë në dijeni për dhunën, por nuk e kanë raportuar atë.

“Kojshia që me javë, muaj a vite e dëgjon kojshinë duke e rrahur gruan dhe nuk e lajmëron policinë duhet të trajtohet si kryes i veprës penale ‘moslajmërim i veprës penale’. Kur ndodh një rast i dhunës në një familje, kushdo brenda hapësirës ku ndodh ngjarja, apo kushdo në afërsi të vendit ku ndodh dhuna, i cili apo e cila nuk i ka lajmëruar autoritetet, aq më tepër në banesa kolektive, duhet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo të dyshuarës për moslajmërim të veprës penale. Duhet t’i jepet fund primitivizmit patriarkal ‘s’bën me u përzier në familje’” , thekson ai.

Kritika të veçanta Gjinovci adreson edhe ndaj policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, duke kërkuar që zyrtarët që nuk i trajtojnë me seriozitet rastet e dhunës apo që ndikohen nga lidhjet familjare dhe shoqërore të personave të dyshuar të mbajnë përgjegjësi.

Ai vlerëson se mosveprimi institucional dhe trajtimi i dhunës si çështje private mund të krijojnë rrethana për përsëritjen e rasteve të rënda, ndërsa kërkon masa konkrete ndaj zyrtarëve që dështojnë në përmbushjen e detyrave të tyre.

“Prokurori që mendon se është normale familjari ta përkrahë kriminelin sepse e ka familjar, apo se krimineli ka fotografi me të fortët e katundit dhe prandaj i zvarrit procedurat, ka për të na e sjellë vrasjen tjetër shumë shpejt. Largojeni”, shkruan Gjinovci.

Ai kritikon edhe mënyrën se si, sipas tij, disa zyrtarë policorë i trajtojnë familjarët e burrave dhunues, duke mos i konsideruar ata si persona që mund të ushtrojnë presion psikologjik apo të kryejnë veprime të tjera të dënueshme.

Ndërsa për gjyqësorin, Gjinovci shpreh pakënaqësi me masat mbrojtëse që, sipas tij, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për viktimat, duke përmendur në mënyrë të veçantë urdhrat e mbrojtjes dhe distancën prej dy metrash.

Në vazhdim, ai kërkon që ministrat dhe institucionet përkatëse të ndërmarrin ndryshime ligjore dhe të rishikojnë udhëzimet për policinë, gjykatat dhe prokuroritë, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për arsyetimin e veprimeve të dhunuesve për shkak të lidhjeve familjare.

Në fund të reagimit të tij, Gjinovci thekson se ndryshimet nuk mund të kufizohen vetëm në suspendime dhe dorëheqje pas çdo rasti tragjik, por duhet të përfshijnë një përpjekje të përbashkët shoqërore për të luftuar patriarkalizmin dhe për të kërkuar llogaridhënie institucionale.

“Dhe, nëse ne të gjithë, e sidomos ne burrat, nuk merremi me thelbin e problemit, pra patriarkalizmin, faktin që burrat janë në pushtet dhe si rrjedhojë mungon llogaridhënia e burrave, sepse sistemi, i përbërë kryesisht nga burrat dhe i udhëhequr nga mendësia patriarkale, i mbron ata, na mbron neve, pra nëse nuk kërkojmë mekanizma e doktrina institucionale që aktivisht dhe efektivisht janë kundër patriarkalizmit, por mjaftohemi me suspendime e dorëheqje rast pas rasti, prapë kemi për të qarë me videot e incizimet zanore të të paktën 155 rasteve të tjera me rrezikshmëri të lartë, për të cilat institucionet qenkan në dijeni” , përfundon Gjinovci.

Ai paralajmëron se pa një ndryshim të qasjes institucionale dhe të mentalitetit shoqëror ndaj dhunës në familje, rastet e tilla rrezikojnë të vazhdojnë të përsëriten.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues në disa komuna të pjesës veriore të…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, i kishte dërguar asaj më 21 shtator një mesazh në WhatsApp, të cilin ajo e kishte konsideruar paralajmërim. Prokurori kujdestar, Argzon Hasi, udhëzoi që rasti të procedohej me shënim zyrtar. Kjo…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale. I menjëhershëm ishte reagimi nga Vetëvendosje. Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla ka publikuar një dokument që LVV-ja e kishte…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila njëkohësisht ushtronte detyrën e koordinatores për…

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit po mbetet një nga mesazhet kryesore të fushatave për ndërgjegjësimin e grave, ndërsa kontrollet e rregullta shëndetësore dhe qasja në shërbime diagnostikuese vlerësohen si vendimtare për…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitjes së saj në Oxford Union, ku ka folur për historinë dhe të vërtetën e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se…

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Përmes një njoftimi…

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si interes nacional. Ai këto komente i bëri sot gjatë…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse. Këtë konferencë, Presidentja Shiroka Pula e ka vlerësuar si një mundësi për…

Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Kërkesa e tij për dorëheqje është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili e ka liruar Hoxhën nga kjo…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë sot lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët. Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është…

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës. Sipas Kadaj-Bujupit, masat administrative ndaj përgjegjëseve nuk janë drejtësi për Arlindën. Më tej ajo tha se…

Ish-ministrja në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt. “Paradoksi më i trishtë është se shteti ynë di të organizojë në kohë rekord mbrojtje të afërt kur…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për gjithsej 313 vende. Sipas Vitisë, ky është konkursi i katërt për specializim që hapet brenda më…

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të udhëzimit administrativ (Ministria e Punëve të Brendshme) Nr. 05/2023 për procedurat e kundërvajtjes, i cili përcaktonte se…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se nuk beson se largimi i tij nga detyra do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në avancimin e të…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se do ta kishte ndërmarrë këtë hap nëse do të besonte se dorëheqja do të ndihmonte…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar pas gjetjeve të raportit për veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale në Pejë pavarësisht se ishte në komunikim me Arlinda Zekajn nuk e kishte konsideruar si detyrim të saj krijimin e kushteve për kthimin e Arlinda…

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gërvalla bëri të ditur se raportoi ka zbuluar se…

Një kontroll i inspektorëve të tregut, tatimeve dhe sanitarisë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan është kthyer në disa media serbe në "sulm" të Albin Kurtit ndaj serbëve. E përditshmja beogradase Novosti e…

Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës, me fokus raportimin e Avokatit të Popullit dhe shqyrtimin e amendamenteve për ndryshimin e ligjeve për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të…

Protestuesit kanë nisur të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku pas pak pritet të fillojë konferenca e dy ministrave, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla. Konferenca e përbashkët e ministres së…

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar kërkesat për llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së rëndë në Vitomiricë të…

Ramabaja foli të enjten në mbrëmje në emisionin “Debat Plus”. Sipas tij, Gërvalla e drejton Ministrinë e Drejtësisë prej pak kohësh, ndërsa Sveçla është prej vitesh në krye të Ministrisë së Brendshme…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të…

Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës. Sipas një njoftimi për media Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave…

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protestat e organizuara pas rastit të Arlinda Zekajt, duke theksuar se reagimi qytetar duhet të shërbejë për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet dhe për të ndryshuar…

Sociologia Dhurata Prokshi ka vlerësuar se numri i grave të vrara dëshmon për probleme serioze në trajtimin e dhunës në familje dhe në zbatimin e parimit të barazisë gjinore në Kosovë. Ajo ka thënë se problematika nis në…

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve të grave në gjashtë vjetët e fundit. Sipas tij, deri në fund të tetorit janë regjistruar tetë raste,…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Republikës së Turqisë. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula…

Ish-ambasadorja Vjosa Dobruna, e ftuar në emisionin Prime në RTK, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt dhe gjendjen e të drejtave të grave në Kosovë, duke kritikuar sistemin institucional për mungesën e mbrojtjes efektive të grave që…

Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar pas denoncimit nga Arlinda Zekaj në ditën kur ndodhi vrasja, janë vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në…

Pas akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në disa institucione serbe, sindikatat dhe përfaqësuesit e opozitës po paralajmërojnë për mundësinë e heqjes së provave të rëndësishme, ndërsa nga prokuroria dhe…

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein, të shoqëruar nga Ambasadori i Hungarisë në…

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandant Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në…

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e ekipeve të Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për rritjen e numrit të lejuar të…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM), gjeneral Alexus G….

Analistja dhe ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka ngritur pikëpyetje për burimin e parave që, sipas saj, kanë marrë në SHBA dhe Evropë persona të lidhur me regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në një postim…

Universiteti i Prishtinës dhe ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Elvana Shala, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për promovimin e arsimit…

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare KosovaPAR 2026, ku kontribuoi në panelin “Integriteti, lufta kundër korrupsionit, mbikëqyrja dhe besimi publik në…

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të prokurorisë, duke shprehur pakënaqësi për faktin se rasti i motrës së tij, edhe pas 11 vjetësh, ende nuk ka marrë…

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar një sërë pronash të paluajtshme në emër të bashkëshortit, një veturë…

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë, Arlinda Zekajt, protestuesit kanë mbërritur para objektit të qeverisë. Njëra prej organizatoreve të…

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në…

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel. Guvernatori Ismaili e uroi Ambasadorin Schübel për marrjen e detyrës së re dhe shprehu…

Dogana e Kosovës merr pjesë në Takimin e 33-të të Grupit Punues SAFE të OBD-së

Aktakuzë për mashtrim në prokurim publik, dyshohet se u falsifikua certifikata për tenderë mbi 500 mijë euro

Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, sot para Komisionit për Legjislacion

Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës

Mosfunksionimi i sundimit të ligjit dhe pasojat në shoqëri

Republika e kontejnerëve: Kur mbeturinat politike kërkojnë të rikthehen në pushtet

Pejë: Kur tradita keqinterpretohet, konflikti për pasurinë dhe fëmijën përballet me dështimin e shtetit

Krizat rajonale, pa kompromis nuk ka paqe!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Ajo është një artiste e muzikës shqiptare, por edhe një humaniste që shpeshherë u qëndron pranë…

Olivia Attwood dhe Pete Wicks kanë tërhequr vëmendjen me kostumet e tyre të Halloween-it, teksa kanë mbërritur në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *