Gjinovci pas vendimit në Hagë: I pikëlluar për viktimat e pafajshme dhe Kosovën që…
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se e ka përjetuar vendimin me dhimbje për dy arsye.
Gjinovci ka thënë se mendimi i tij shkon fillimisht te viktimat e pafajshme dhe familjarët e tyre, vuajtjet e të cilëve, sipas tij, nuk duhet të harrohen dhe për emrin e Kosovës.
“I pikëllum dy herë: për viktimat e pafajshme të atyne ngjarjeve, vujtjet e të cilave bashkë me të familjarëve të tyne nuk duhen me u harru, dhe për Kosovën, emni i së cilës u vu krahas krimeve të luftës me dënime me dhjetëra vite burg për njerëz të saj, ndërsa shumë prej përgjegjësve për krimet kundër popullit të Kosovës nuk janë përballë ndonjëherë me drejtësinë”, ka shkruar Gjinovci.
Ai në reagimin e tij ka theksuar rëndësinë e së vërtetës në raport me drejtësinë.
“Drejtësia nënkupton të vërtetën. E vërteta na bën të lirë”, ka përfunduar Gjinovci.
