Gani Geci: Burrat që vrasin gratë e tyre nuk janë burra, por njerëz pa shpirt
Gani Geci ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale kundër dhunës ndaj grave dhe familjes, duke dënuar ashpër vrasjet e grave dhe sulmet ndaj personave të lidhur.
Ai thekson se dhuna ndaj grave nuk përfaqëson burrëri dhe as vlerat shqiptare, por është shenjë e mungesës së shpirtit, besës dhe njerëzillëkut.
Sipas Gecit, gruaja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt, ndërsa edhe tradita shqiptare dhe Kanuni, sipas interpretimit të tij, kërkonin respektimin e grave dhe familjarëve, madje edhe në rastet e armiqësive.
Geci nënvizon se e drejta për vetëmbrojtje dhe mbrojtjen e familjes duhet të respektohet, por dhuna ndaj grave dhe personave të pafuqishëm nuk mund të justifikohet.
Në fund të mesazhit të tij, ai kërkon që personat që vrasin gratë të mos cilësohen si burra, duke e dënuar këtë fenomen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. (INA)
