Supremja hedh poshtë ankesën e Blerim Isufajt, sqaron pse nuk mund ta shqyrtojë vendimin e KPK-së
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për largimin e tij nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Gjykata ka vlerësuar se vendimi i KPK-së është akt administrativ dhe jo vendim disiplinor, prandaj ligjshmëria e tij duhet të shqyrtohet në procedurën e konfliktit administrativ.
Në aktvendimin A.A.nr.40/2026, të datës 27 tetor 2026, të cilin e ka siguruar KosovaPress, thuhet se ankesa e Isufajt është e palejuar, pasi Gjykata Supreme nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë për shqyrtimin e këtij lloji të vendimit.
Vendimi është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët Delushe Halimi, kryetare, Faton Ademi dhe Nenad Lazic, anëtarë.
“Hedhet si e palejuar ankesa e B.I., Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e paraqitur kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në Prishtinë, KPK/Nr.695/2026, të datës 2 tetor 2026”, thuhet në dispozitivin e aktvendimit.
KPK-ja kishte vendosur më 2 tetor largimin e Isufajt nga pozita udhëheqëse, duke konstatuar keqmenaxhim të Prokurorisë Speciale, jokompetencë në ushtrimin e detyrës, dështim në kryerjen e përgjegjësive dhe mospërmbushje të standardeve të performancës.
Sipas vendimit të KPK-së, këto rrethana, secila veçmas, përbëjnë bazë ligjore për largimin nga pozita e kryeprokurorit.
Megjithatë, vendimi nuk ia ka ndërprerë Isufajt funksionin si prokuror i shtetit. Ai ka vazhduar ushtrimin e detyrës së prokurorit në Prokurorinë Speciale.
Në aktvendimin që ka siguruar KosovaPress, Gjykata Supreme ka përshkruar edhe pretendimet e Isufajt kundër vendimit të KPK-së.
Përmes avokatit Artan Qerkini, Isufaj kishte pretenduar se gjatë vendimmarrjes ishin bërë shkelje esenciale të dispozitave procedurale, ishte zbatuar gabimisht ligji dhe nuk ishte vërtetuar në mënyrë të plotë gjendja faktike.
Në ankesë ishte pretenduar se vendimi ishte përgatitur para vendimmarrjes, se Isufajt i ishte mohuar e drejta për t'u dëgjuar dhe se nuk mund të verifikoheshin kuorumi, përbërja dhe votimi i Këshillit.
Po ashtu, ai kishte ngritur pretendime për paanshmërinë e organit vendimmarrës, konfliktin e interesit dhe mbështetjen e vendimit në një vlerësim të performancës që, sipas tij, nuk kishte marrë formë përfundimtare.
Isufaj kishte kundërshtuar edhe interpretimin e dispozitave ligjore mbi kriteret për ushtrimin e funksionit të kryeprokurorit.
Sipas pretendimeve të paraqitura në ankesë, vlerësimi me notën “mjaftueshëm” nuk përbënte vlerësim negativ që do të arsyetonte largimin nga pozita.
Ai kishte kontestuar gjithashtu përfundimet për keqmenaxhim, duke pretenduar se ato nuk mbështeteshin në fakte konkrete.
Në ankesë ishte përmendur edhe raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për të cilin Isufaj kishte pretenduar se dëshmonte probleme sistemike dhe jo përgjegjësi personale.
Përmes ankesës, Isufaj kishte kërkuar që Gjykata Supreme ta ndryshonte vendimin e KPK-së dhe t'ia mundësonte vazhdimin e mandatit si kryeprokuror deri në përfundimin e rregullt të tij.
Në mënyrë alternative, ai kishte kërkuar anulimin e vendimit dhe kthimin e çështjes në KPK për rishqyrtim dhe rivendosje.
Gjithashtu, kishte kërkuar që ankesa të kishte efekt pezullues, në mënyrë që vendimi për largimin e tij dhe ai për caktimin e ushtruesit të detyrës të mos prodhonin efekte juridike deri në vendimmarrjen përfundimtare.
Nga ana tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte kundërshtuar kompetencën e Gjykatës Supreme për shqyrtimin e ankesës.
KPK-ja kishte argumentuar se vendimi për largimin e Isufajt nuk ishte vendim disiplinor, as për nga forma dhe as për nga përmbajtja.
Sipas Këshillit, vendimi ishte marrë në bazë të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili përcakton kompetencat për largimin e kryeprokurorëve nga pozitat udhëheqëse.
KPK-ja kishte kërkuar që ankesa të hidhej poshtë si e palejuar ose të refuzohej si e pabazuar.
Supremja: Largimi nga pozita udhëheqëse nuk është domosdoshmërisht masë disiplinore
Në arsyetimin e aktvendimit, Gjykata Supreme ka bërë dallimin ndërmjet përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve dhe kompetencave të KPK-së për menaxhimin e sistemit prokurorial.
Sipas Gjykatës, Ligji për Këshillin Prokurorial autorizon KPK-në të largojë një kryeprokuror nga pozita udhëheqëse në bazë të vlerësimit të performancës, keqmenaxhimit, jokompetencës ose dështimit në kryerjen e detyrave.
Gjykata ka vlerësuar se ushtrimi i kësaj kompetence duhet të dallohet nga procedurat disiplinore, të cilat rregullohen me ligj të veçantë.
Në aktvendim theksohet se largimi nga pozita e kryeprokurorit, në bazë të vlerësimit të performancës, nuk është paraparë si sanksion i veçantë disiplinor.
Gjykata ka sqaruar se fakti që një vendim sjell ndërprerjen e ushtrimit të një pozite udhëheqëse nuk e bën automatikisht atë vendim të natyrës disiplinore.
Për ta pasur këtë natyrë, sipas Supremes, vendimi duhet të lidhet me konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe shqiptimin e pasojave juridike që rrjedhin nga ajo përgjegjësi.
Në rastin konkret, Gjykata ka konstatuar se vendimi i KPK-së nuk ishte nxjerrë në procedurë disiplinore.
Rrjedhimisht, ajo ka vlerësuar se nuk mund të zbatohej neni 15 i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili mundëson ankimin e drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme kundër vendimeve disiplinore.
Kontestimi i vendimit mund të bëhet në procedurë administrative
Gjykata Supreme ka konstatuar se vendimi i KPK-së për largimin e Isufajt nga pozita udhëheqëse përbën akt individual me karakter administrativ.
Për këtë arsye, sipas saj, ligjshmëria e vendimit mund t'i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në procedurën e konfliktit administrativ, përpara gjykatës kompetente.
Gjykata ka theksuar se kompetenca e saj për shqyrtimin e drejtpërdrejtë të ankesave kundër vendimeve disiplinore nuk mund të zgjerohet edhe për vendime të tjera të KPK-së.
Po ashtu, Supremja ka vlerësuar se referimi i Isufajt në një aktgjykim të mëparshëm të saj, të datës 16 dhjetor 2025, nuk ishte i qëndrueshëm, pasi rastet nuk kishin të njëjtën natyrë juridike.
Përfundimisht, kolegji ka konstatuar se nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për shqyrtimin e drejtpërdrejtë të ankesës.
Me këtë aktvendim, Gjykata Supreme nuk ka vendosur nëse pretendimet e KPK-së për keqmenaxhim dhe performancë të dobët ishin të bazuara.
Vendimmarrja është kufizuar në çështjen e kompetencës dhe lejueshmërisë së ankesës, duke lënë të hapur rrugën e kontrollit gjyqësor përmes konfliktit administrativ.
Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë vit gara shënoi pjesëmarrjen më të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit Evropian ndër vite kanë evidentuar mangësi në këtë sektor. Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ai tha se…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. Ministri Dukaj e uroi…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e…
Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kujtuar Ukë Bytyqin në 24-vjetorin e vrasjes së tij, duke rrëfyer bisedën e fundit telefonike që kishte zhvilluar me të natën e zgjedhjeve të vitit 2002. Veliu ka treguar se pas shpalljes së rezultateve…
Publicisti Milaim Nela ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe mënyrës se si po trajtohet mundësia e ndryshimit të pushtetit përmes votës. Duke kundërshtuar krahasimet mes Ramës dhe presidentit serb Aleksandar…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet javën e…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e granteve, duke thënë se ato janë ndarë vetëm mbi bazën e meritokracisë. Peci ka deklaruar se pas dy vitesh, siç i quajti…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hysri Selimi ishte dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh. “REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së…
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se, pas hetimeve të vazhdueshme dhe intensive lidhur me rastin e zbulimit të gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, ka arrestuar dy persona, M.A., dhe B.A.,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026, përkatësisht për periudhën korrik–shtator, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të mos votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, por…
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me të cilin synohet krijimi i një kuadri ligjor për funksionimin e kësaj agjencie. Kryetari i…
Xhevat Dajaku ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar heshtjen shoqërore dhe mungesën e mbështetjes për familjet e viktimave. Në reagimin e tij, Dajaku ka theksuar se në një shoqëri ku krimi gjen përkrahje, ndërsa zëri…
Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar shfrytëzimin e kësaj tragjedie për përfitime partiake dhe personale. Ai ka ngritur shqetësime për mungesën e etikës dhe ndjeshmërisë njerëzore…
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë paraqitur lëvizjet e Muhamet Likës, pak minuta para vrasjes dhe lëvizjet e të akuzuarve. Raporti është paraqitur nga hetuesi policor në departamentin për krime të rënda dhe krim të…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Ukë Bytyçin, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë. Abdixhiku e ka vlerësuar kontributin e…
Analisti politik Sadri Ramabaja, ka vlerësuar se fitorja e Listës së Studentëve në Serbi mund të shënojë fillimin e fundit të modelit autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq, por jo domosdoshmërisht ndryshim të politikës…
Mospajtimet për rendin e ditës kanë sjell përplasje mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi. Arsye për ketë ishte vendimi i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, për të mosraportuar para komisionin në…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim…
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e…
Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë…
Letra me të cilën Arlinda Zekaj kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, pak ditë para se të vritej, është vendosur në sheshin e Pejës, në shenjë proteste ndaj mosmbrojtjes së saj. “Deri…
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Mehmeti Spanca, ka kërkuar zbatimin urgjent të rekomandimeve të auditimit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Përmes një reagimi…
Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore. Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit të ndjerë, Muhamet Lika. Nën masa të shtuara të sigurisë, procesi gjyqësor…
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë 72 orë për të vepruar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Kurti i paraqiti masat të…
Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, tha se mbetet të shihet nëse Lista Studentore do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës pasi të formojë qeverinë e re në Beograd. Lista Studentore fitoi zgjedhjet…
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot, ku në rend dite janë shqyrtimi i projektligjeve, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe çështje të tjera që lidhen me fushat përkatëse. Komisioni për Ekonomi, Industri,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Sipas njoftimit…
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të varroset sot, më 27 tetor. Familja e saj ka njoftuar që ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të…
Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi. Sipas njoftimit, në kuadër të…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, pasi kjo e fundit përmendi emrin e tij dhe të babait…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur çështjen e fotografive të anëtarit të Aleancës Daut Haradinaj, me personin që e ka cilësuar si dorasin e Arlinda Sylaj-Zekajt dhe…
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt paraprakisht kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës. Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që,…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se të gjithë personat që mund të kenë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt do të japin llogari, nëse konstatohen shkelje. Duke folur në Debat Plus, Gashi ka…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur me rastin. Përmes një reagimi, Gërvalla ka thënë se nuk ka deklaruar që viktima duhej t’i…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para vrasjes së saj, ka rrëfyer detaje nga rastet dhe problemet me të cilat, sipas saj, ishte përballur e ndjera para se të vritej. Në emisionin "Rubikon", Hoxha ka treguar se Arlinda i kishte…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqytetit në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës Përmes një njoftimi, Rama ka shprehur solidaritet me familjen e të…
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar llogaridhënie, shkarkime dhe ndëshkime për dështimet e mundshme institucionale. Në një reagim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se rasti…
Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se rezultati i mbrëmshëm pas zgjedhjeve në Serbi është një arritje e jashtëzakoshme për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medevegjë. Sipas tij, deri tani janë dy…
Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka thënë se ajo nuk kishte hequr dorë nga shpresa se do të mund të kthehej e qetë në shtëpi te djali i saj, edhe pas përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga…
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve të dëshmive të dhjetë dëshmitarëve në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe…
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së grave dhe nevojën për mbrojtjen e…
Pak orë para se t’i merrej jeta, Arlinda Zekaj iu drejtua policisë me një pyetje që sot tingëllon si paralajmërim për vrasjen e saj dhe tregon dështimin e institucioneve për ta mbrojtur jetën e një gruaje. “A duhet me…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Maqedonci bëri…
Koalicioni Shqiptar, Kamberi: Ky bashkim është përgjigja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit
Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme
“Na kanë përça, si kurrë më parë”, Koci kritikon politikën
35 kilogramë mbi supe, 52 kilometra përpara: Kadetët përballojnë sfidën “Triumfi Dardan”
Legjenda e përkrenares së Skënderbeut: Dhurata e nënës arbërore që u bë simbol i kombit dhe i krenarisë
Pse kaq zemërim në Shqipëri?
Lugina e Preshevës në udhëkryq: Bashkimi politik, autoktonia dhe kufizimet e përfaqësimit parlamentar
Ndryshimi politik në Serbi: Shpresë për një Ballkan të qetë apo vetëm ndërrim pushteti?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Harry Kane mbërriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” në Londër me gruan e tij,…
Aktorja e njohur australiane, Nicole Kidman, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe stilin e veçantë. AJo si…
