TË FUNDIT

Formacionet zyrtare, Dukagjini – Vushtrria: Armend Dallku mes të kaluarës dhe të tashmes

Dukagjini dhe Vushtrria takohen në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës, në një përballje ku dy ekipet vijnë me objektiva të kundërta.

Armend Dallku, pasi e riktheu Vushtrrinë në Superligën e Kosovës, tani është kthyer te Dukagjini, skuadër ku ka qenë edhe më herët.

Dukagjini mban vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Vushtrria, me vetëm tri pikë, renditet në pozitën e fundit.

Për këtë ndeshje, Dallku ka vendosur të luajë pa një sulmues të vetëm, duke e përbërë repartin ofensiv me Dieni Isufin, Altin Merlakun dhe Iljesa Zylfijin.

Në anën tjetër, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, ka zgjedhur të luajë në sulm me Daut Maxhunin, Kreshnik Bahtirin dhe Urim Statovcin.

Dukagjini: Lekaj, Dallku, Sinani, Basri, Bytyqi, Salihu, Gashi, Hugo, Merlaku, Zylfiji, Isufi.

Vushtrria: Isufi, Paloka, Miftari, Islami, Ajdini, Behrami, Hasani, Maxhuni, Bahtiri, Statovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *